• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pres që Rama ta shkarkojë Sandër Lleshajn, Basha shkoi te familja Rasha për SHOW politik”

by A R
10/12/2020 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano i ftuar në një lidhje live për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj për vrasjen e Klodian Rashës.

Nano thotë se vrasja e të riut nga polici është episod tragjik dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi ministri i brendshëm ose drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në rast se nuk ka një dorëheqje, Nano i bën thirrje kryeministrit Rama që të bëjë një shembull dhe të shkarkojë sot ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj.

‘’Është një krim i shëmtuar, sepse një djal i ri ka gjetur vdekjen nga duart e një polici. Mirëpo këtu nuk është vetëm krimi që më shqetëson, është episod tragjik. Më shumë se sa kaq, nuk kemi të bëjmë me dhunë sistemike nga Policia. S’ka ndodhur ndonjëherë, përjashtuar 21 janarin. Është e paprecedentë. Është episod tragjik. S’do ishte nevoja për reagim publik, por ajo që e bën më të rëndë është reagimi i Policisë më pas. Edhe mund ta fshinte. U mundua ta trukonte ngjarjen, të ulte fajin e autorit. Thanë për një armë që u gjet aty, detaj për të trukuar ngjarjen, apo që ishte në errëirë. Një polic që qëllon në errësirë është budalla. Legjitimojnë protestën. Sjellja e Policisë më ka dhembur, pas krimit.

E dini kush ka qenë burri më i urtë, babai i viktimës. E kam parë në një televizion, dhe një gazetare dhe gazetareje, dhe i tha ju keni kontaktuar me prindërit e autorët të krimit, ai i tha unë s’kam punë me familjen e tij, nuk është puna ime dhe atij, por e shtetit. Ky ishte njeriu më i urtë.

Nga opozita shoh që Basha ja fut me vrap për të bërë show politik, jo për të ngushëlluar. Pastaj pamë edhe organizimin e protestës, ok është gjëja më e kuptueshme, por e dhunshme nuk e kuptoj në këto rrethana. Aty ka pasur pjesëmarrje, shumë njerëz. Dhunën nuk e kanë ushtruar ata, e ushtruan bandat e opozitës. Kemi 30 vite që jemi mësuar, bandat e PD ushtrojnë dhunë, e kanë qejf dhunën. Kam parë njerëz, përmendët një këngëtar, janë fytyra të PD. Nuk e kuptoj si qytetarë të zakonshëm të ushtrojnë dhunë. Qytetari proteston. Banda politike janë këto që dhunojnë.

George Floyd u vra në SHBA për motive raciste, polici u nis për ta vrarë. Ndërsa këtu polici nuk u nis për ta vrarë. Është episod tragjik, është vrarë natën. Autori i krimit po vuan, është më i dëshpëruari në këtë histori. Ai është i arrestuar sot, do i bëhet gjyqi, do dënohet. Kemi një përgjigje të menjëhershme.

Sigurisht, kërkesa për dorëheqjen e Lleshajt dhe Veliut është më racionalja dhe më e urtja. Këta njerëz duhet të mbajnë qëndrim. S’ka rëndësi nëse nuk janë të përfshirë direkt. Një përgjigje politike, përgjegjësi morale. Me thënë të drejtën pres të ketë një dorëheqje të rëndësishme. Të mbahet përgjegjësi. Kemi pasur raste edhe më parë, kur ministri i thoshtë deputetit ‘’Polic ke qenë, polic ke mbetur’’. Alamet rasti për të dhënë dorëheqjen, edhe pse ishte një lapsus frojdian.

Shpresoj që ai në mungesë të dorëheqjes, të bëjë një shkarkim. Pas vdekjes së Klodianit. Ngjarja është e përsëris, është episod tragjik. Kryeministri, pres të bëjë një shkarkim. Të bëjë një shembull. Tek tuk ka dhe frymëzime të tilla. Edhe në mënyrë politike. Nëse nuk e bën atëhere ccfarë do bëjë, do dalë të ushtrojë dhunë. Nëse nuk bën shkarkim, atëhere opozita të bëjë mobilizim në gjithë vendin për zgjedhjet e ta rrëzojë me votë.’’- tha Nano.

Next Post
Jonida Maliqi kundër protestës për Klodian Rashën: Si huliganë dhe kafshë…

Jonida Maliqi kundër protestës për Klodian Rashën: Si huliganë dhe kafshë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In