• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Pres nga policia një plan masash’/ Ngjarjet kriminale, Balla: Duhen kontrolle më të forta në të gjithë territorin!

by Java News
08/01/2024 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend, duke bërë thirrje për kontrolle më të forta të policisë për personat që zotërojnë armë zjarri si dhe atyre me tendenca kriminale.

Balla shprehet se pret një plan masash nga policia e shtetit duke shfrytëzuar bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Sipas tij, plani i ri do të ketë detyra konkrete për Forcat Operacionale, Forcat e Sigurisë ‘Shqiponjat’ dhe oficerët e patrullës së përgjithshme.

“Na duhet një kontroll edhe më i fortë në mbarë territorin e vendit, për të identifikuar dhe vënë para ligjit personat që posedojnë armë zjarri, personat në kërkim, personat me tendenca kriminale në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe trafikimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe të rrisim vigjilencën në parandalimin e krimeve me bazë gjinore.

Pres nga Policia e Shtetit një plan efektiv masash dhe kontroll të imtësishëm në territor, duke shfrytëzuar inteligjencën policore dhe bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky Plan i ri masash do të ketë detyra konkrete për Forcën Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policinë Rrugor”- shprehet Balla në reagimin e tij./m.j

Next Post
Kultura dhe Ekonomia në një ministri, Zhupa: Zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu. Udhë të mbarë Elva Margariti

Kultura dhe Ekonomia në një ministri, Zhupa: Zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu. Udhë të mbarë Elva Margariti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In