Kishin prerë hekurat e dritares, por plani i arratisjes u ka dështuar. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Fushë Krujës ku tre të burgosur kishin planifikuar të largoheshin nga qelia.
Mësohet se bëhet fjalë për tre persona, të dënuar për grabitje dhe dhunë në familje. Policia nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth ngjajes, ndërsa mësohet se ka qenë një kontroll i befasishëm që ka zbuluar planin e arratisjes.
Sipas informacioneve të para, të dënuarit që prenë hekurat ishin ‘tranzit’ në Fushë Krujë dhe pritej transferimi i tyre në burgje të tjera për të vuajtur dënimin. /JavaNews/b.d