• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i shkelur nga Gjermania për punëtorët shqiptarë dhe ballkanas

by A R
26/10/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpeshherë firmat gjermane po përpiqen pa sukses të gjejnë punëtorë në Ballkan. Madje edhe ai që ka një kontratë pune shpesh nuk merr vizë. Ndonëse qeveria gjermane një gjë të tillë e ka premtuar.

Nga Benjamin Bidder

Para një viti Besim Hasani e bëri atë që shteti gjerman dëshiron ta bëjnë njerëzit si ai: mblodhi plaçkat, tërhoqi kërkesën e tij për azil dhe u kthye me gruan dhe fëmijën prej nga kishte ardhur, në Kosovë.

Kështu ai e kurseu familjen nga pritja e pafrytshme me muaj të tërë, po ashtu i kurseu edhe autoritetet gjeramane të cilat qenë të ngarkuara me punë gjatë krizës së refugjatëve. Besim Hasani, 37-vjeçar, infermier i diplomuar, braktisi Gjermaninë me bindjen se do të lejohet të vijë sërish, nëse i respekton rregullat.

Para një viti, në fund të tetorit 2005, Gjermania e ka ashpërsuar azilin me qëllim që të kufuzohet ardhja e emigrantëve ekonomikë nga Ballkani. Njëkohësisht tregu gjerman i punës u hap edhe më shumë për njerëz nga Ballkani perëndimor. Njerëzve si Hasani, të cilët kanë ardhur në Gjermani si azilkërkues, por vullnetarisht kthehen prapa, nuk do t’u ndalohet hyrja në Gjermani për disa vjet. Përkundrazi, kush mund të dëshmojë se ka një vend pune në Gjermani, mund të marrë një leje pune. Në qendrat e azilit atëbotë ishin vendosur afishe me informata. «Rrugë të reja legale për punë në Gjermani», thuhej aty. Për Hasanin kjo tingëllonte si premtim.

Pas kthimit në Prishtinë ai kërkoi një termin në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Pasi priti me muaj të tërë ai dorëzoi në Ambasadë kontratën e tij të punës, përpiluar dhe nënshkruar nga një shërbim për kujdes ndaj pacientëve në München. Ai dërgoi edhe një vërtetim të Agjencisë së Punës, aty thuhej se «nuk ka dilema sa i përket tregut të punës».

Por ai s’mund të vijë në Gjermani. Ambasada e ka hedhur poshtë kërkesën e Hasanit.

Para Ambasadës gjermane në Prishtinë njerëzit çdo ditë presin në radhë të gjata. Nga një përgjigje e Qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje me shkrim të Partisë së Gjelbër kuptohet se vetëm koha e pritjes për një termin në Ambasadë për dorëzimin e dokumenteve të domosdoshme për vizë mesatarisht është dy muaj. Edhe më e vështirë është situata në Serbi (2,5 muaj), Shqipëri (3 muaj) dhe Bosnjë (3,5 muaj). Kësaj duhet shtuar pritjet e gjata të trajtimit të kërkesës dhe marrjes së vendimit që mund të kalojnë më shumë se dy muaj. Kush ushtron ankesë kundër refuzimit, siç ka bërë infermieri Hasani, duhet të ketë edhe më shumë durim: që nga qershori ai pret një përgjigje për një deklaratë formale për të dëshmuar të kundërtën.

«Këto janë rrethana të padurueshme», thotë Brigitte Pothmer, zëdhënëse mbi tregun e punës e Partisë së Gjelbër. Ajo thotë se shumë politikanë po angazhohen për trembjen e emigrantëve nga Ballkani, ndonëse të ekspertët e tregut të punës të të gjitha partive janë të një mendimi: Gjermanisë i duhet fuqi shtesë punonjëse, sipas parashikimeve të Agjencisë Federale të Punës deri në vitin 2030 rreth 2,3 milionë, thotë Pothmer. Ajo kërkon: «Praktika restriktive duhet të liberalizohet, përndryshe shumë punëdhënës nuk mund t’i zënë vendet e punës».

«Po përballemi me mure të padukshme», thotë edhe Christian Hofbrückl, 63-vjeçar. Ky sipërmarrës nga Niederbayern (Bavaria e Ulët) para disa vitesh është tërhequr nga puna e përditshme në biznes, por s’ka gjetur qetësi. Nga Deggendorfi i Bavarisë ai rregullisht shkon në Kosovën që gjendet 1000 kilometra larg. Hofbrückl atje i këshillon falas dy komuna në ndërtimin e një sistemi funksional të menaxhimit të bërllokut. «Senior Expert Service» quhet ky program dhe përkrahet nga Qeveria gjermane.

Komunat kanë zhvilluar një koncept, me të cilin konkurrojnë për të marrë donacione nga GIZ, organizata qeveritare gjermane për ndihmë zhvillimore në botën e jashtme. Me ndihmën e Hofbrückl planifikohet që tre të rinj kosovarë të përgatiten në Gjermani si ekspertë për menaxhimin e mbetjeve dhe pastaj me ekspertizën e tyre t’i zëvendësojnë grumbujt me bërllok në vendin e tyre me trajtim modern të mbejteve.

Ndihmë për të ndihmuar vetvete, kjo ishte ideja. Hofbrückl ka gjetur tri vende për shkollim për tre burrat kosovarë, ka siguruar vërtetimet e Agjencisë së Punës në München edhe lejeqëndrimin. Kur bëri kërkesat për vizë edhe ai ishte i detyruar të deklarojë të ardhurat, të dorëzojë dokumentet e tatimit krahas një «deklarate obliguese». Kjo është një lloj garancie: Hofbrückl duhet të dëshmojë se ka mjaft para për të financuar qëndrimin e tre kosovarëve dhe në rast se vjen puna edhe për mbulimin e shpenzimeve për dëbimin e tyre në atdhe. «Të ardhurat e mia mjaftojnë për të kthyer në Kosovë një autobus me njerëz», thotë Hofbrückl.

Por asgjë s’ka kryer punë. Kërkesat për viza u hodhën poshtë. U tha se ekzistojnë dyshime që tre kosovarët do të kthehen në vendlindje. Hofbrückl pastaj kërkoi një bisedë në Ambasadë, por nuk iu caktua një termin. Ai u përpoq të futet në oborrin e Ambasadës me një librezë pune të GIZ-it, organizatës qeveritare gjermane për ndihmë zhvillimore në botën e jashtme. «Me këtë librezë për krekosje s’mund të hyni këtu», i thanë atij te porta. Kështu tregon Hofbrückl.

Ministria e Jashtme në Berlin thotë se pritjet e gjata janë pasojë e numrit të madhe të kërkesave në Kosovë. Personeli atje është shtuar, por në Prishtinë së pari ishte dsahur të hapet një «zyrë dhe sportel tjetër». «Nuk ka urdhëresa për lëshim restriktiv të vizave apo gjëra të tjera», njoftoi një zëdhënës. Ambasada (gjermane) në Prishtinë nuk u përgjigj në pyetjen mbi kërkesat e refuzuara të tre kosovarëve dhe të Besim Hasanit.

Infermieri Hasani beson me këmbëngulje se ankesa e tij do të ketë sukses. Ai po e shfrytëzon kohën e pritjes për të përmirësuar gjermanishten e tij në Institutin Goethe në Prishtinë. Por te punëdhënësi i tij në München po rritet zemërimi ndaj autoriteteve. Zylfi Gashi është pronar i MediSun, një shërbim për kujdes ndaj njerëzve të sëmurë apo me nevoja të tjera. Ky sipermarrës edhe vetë është nga Kosova, por jeton që nga viti 1994 në Gjermani.

Ai ka parë se si Hasani në një qendër azilkërkuesish i ka trajtuar pleqtë dhe të sëmurët mendorë. Që nga atëherë Gashi dëshiron ta punësojë atë, «sepse nuk kam parë aq shumë njerëz që me kaq kujdes sillen ndaj pacientëve». Sipërmarrësi Gashi është i mllefosur se si autoritetet gjermane po sillen me punëtorin e tij të preferuar.

Gashi thotë se përherë ka qenë i bindur: «Nëse ka një vend të drejtë, ai vend është Gjermania». Ndërkohë ai ka përshtypjen se mbase e ka pasur gabim.

Spiegel-Dialog Plus/a.m.

Next Post
HRW: Tortura ushtrohet gjerësisht në Turqi

HRW: Tortura ushtrohet gjerësisht në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In