• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i pa mbajtur, si mashtroi “heroi” i legalizimeve Lulzim Basha

by Java News
14/01/2017 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e mërkurë, me vendim të Këshillit të Ministrave iu dha fund një prej padrejtësive më të mëdha ligjore të 25 viteve të fundit. Ky vendim njohu hipotekën për 30 mijë familje në të gjithë vendin, që ndonëse kanë blerë apartamente me kontrata të rregullta, penalizohen pasi ndërtuesit nuk kanë respektuar lejet e ndërtimit, duke i shtuar objekteve kate apo duke dalë jashtë perimetrit të aprovuar nga njësitë vendore.

Ky paradoks ligjor mbante peng një pasuri që tejkalon mbi 600 milionë euro, ndërsa detyronte pronarët e këtyre apartamenteve që të shfrytëzonin pasurinë e tyre në mënyrë të jashtëligjshme, duke i shitur apo duke i dhënë me qera në të zezë apartamentet e tyre.

Në mënyrë paradoksale, kjo VKM i jep fund edhe “ëndrrës” së liderit të opozitës për t’u bërë ai “heroi” i legalizimeve, një zotim që e mori me dhjetëra herë gjatë kohës së tij si kryetar bashkie dhe si ministër në ish-qeverinë e kaluar.

Në vitin 2011, në fushatën zgjedhore përballë Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës, Basha e shndërroi në pjesë kyçe të platformës së tij zgjidhjen e këtij problemi, që në Tiranë prek rreth 20 mijë familje, e përafërsisht 100 mijë qytetarë. Në total, 700 pallate nga 1 320 të papajisur me hipotekë në të gjithë vendin ndodhen në kryeqytet, ndaj Basha mund të zgjidhte një pjesë të madhe të këtij problemi.

Në dy muajt që paraprinë zgjedhjet, në kulmin e fushatës elektorale, Lulzim Basha përsëriste se: “Brenda 6 mujorit të parë banorët e Tiranës do të marrin në dorë hipotekat e tyre”. Ndonëse në fund kandidati i PD për kryetar bashkie rezultoi fitues, asnjë masë nuk u mor për zgjidhjen e këtij problem, aq sa dy vjet më pas, i angazhuar në një tjetër fushatë, në atë të zgjedhjeve të përgjithshme, Basha iu rikthye edhe një herë fuqimisht këtij problemi, duke premtuar përsëri një zgjidhje imediate.

“Rama ju solli fadromat, ndërsa ne do t’iu sjellim tapitë e shtëpive, të cilave Bashkia do t’ua dorëzojë direkt në shtëpi”, përsëri në mars 2013 kryetari i Bashkisë, me rastin e shpërndarjes së tapive për 128 familje tiranase. Premtimi për të sjellë në banesa hipotekat e shtëpive, pa qenë nevoja që qytetarët të bënin diçka u përsërit gjithashtu me dhjetëra herë në atë fushatë. Pas humbjes së PD në zgjedhjet e përgjithshme, duket se incentiva për të përmbushur këtë premtim për liderin e opozitës u shua bashkë me humbjet në zgjedhje.

Në total, në katër vitet e drejtimit të Bashkisë nga ana e tij, vetëm disa qindra tapi ishin shpërndarë, ndonëse për Bashën ky ishte një premtim kyç. Ironikisht, në 2015-n, shpërndarja e tapive u rikthye edhe një herë si premtim, këtë herë nga kandidati tjetër i PD për kryetar Bashkie, Halim Kosova, që me ripërsëritjen e këtij premtimi vendosi përfundimisht vulën e dështimit mbi politikën e liderit të partisë së tij për legalizimet. Problemi i tapive, në 2015-n u gjet po njësoj i pazgjidhur, ashtu siç ishte edhe katër vjet më parë.

Dështimi i atij që i pëlqente ta shihte veten si “heroi i legalizimeve” ishte i dyfishtë. Basha ishte një figurë kyçe e PD, e promovuar në çdo aktivitet të shpërndarjes së legalizimeve edhe për banesat informale, por në total, në tetë vite qeverisje 2005-13 u legalizuan vetëm 21 mijë banesa nga 300 mijë, 80% e të cilave objekte biznesi dhe jo shtëpi. Në periudhën 2014-16, numri i legalizimeve është pesëfishuar, duke tejkaluar 110 mijë leje, 90% e të cilave të akorduara për shtëpi banimi./Lexo.al

Next Post
Luana dhe të pasmet e saj bëhen objekt talljeje: Na e shpife, brekë me mbushje

Luana dhe të pasmet e saj bëhen objekt talljeje: Na e shpife, brekë me mbushje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale

January 15, 2026
Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

January 15, 2026
Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

January 15, 2026
Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

January 15, 2026
Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

January 15, 2026
Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

January 15, 2026
“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

January 15, 2026
Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

January 15, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ndalimi i vizave të emigracionit nga SHBA burimin e ka në Tiranë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In