Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev, ka thënë se Rusia është duke u përpjekur të fitojë kohë përpara se të godasë më fort Ukrainën.
Politikani rus tha se premtimi për ulje të sulmeve ruse në Cherniviv dhe Kiev është pretekst që ushtria ruse të ri-furnizohet dhe të fuqizohet për të sulmuar akoma më rënd Ukrainë.
“Lajmi i mirë nga negociata Rusi-Ukrainë në Stamboll nuk është se Putini papritmas po vepron me mirëbesim, por se rezistenca heroike ukrainase po e bën atë të kërkojë jashtë platformës dhe maskimin diplomatik”, shkroi ai në Twitter.
Kozyrev, një kritik i luftës në Ukrainë – tha se premtimi i Moskës për t’u tërhequr “mund të jetë lehtësisht një manovër për t’i blerë kohë ushtrisë ruse për t’u rigrupuar dhe më pas për të goditur aq fort Ukrainën.
“Regjimi i Putinit e kupton gjuhën e rezistencës ukrainase. I ndodhur me disfatën pranë Kievit, Putini tani përdor manovra ushtarake diplomatike dhe konvencionale (jo armëve taktike)”, shkruan ish-ministri rus.
Perëndimi dhe Ukraina kanë qenë shumë skeptikë ndaj premtimit të fundit të Rusisë dhe autoritetet ukrainase thanë se bombardimet kishin vazhduar në Chernihiv gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar.
/b.h