• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Premtimet e Berishës dhe Metës, qesharake”/ Hila: A ia arriti qëllimit protesta!

by Java News
14/11/2022 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Hila ka komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë, për Dritare TV.

Hila tha se protesta nuk kishte pjesëmarrje masive, krahasuar me numrin e mbështetësve që mund të ketë një opozitë e një vendi, ndërsa shtoi se ka një tkurrje të militantëve të Partisë së Lirisë, por po kështu edhe demokratëve që nuk e gjejnë veten të lëvizja e Berishës.

“Pjesëmarrja ndryshe nga tha Berisha, ishte normale, madje mund të them se linte për të dëshiruar në krahasim me protestat e organizuara nga Basha. Bëhej fjalë për një pjesëmarrje që do të mblidhte e gjithë opozita. Pas tre muajsh përgatitje të paraqitjesh me një pjesëmarrje të tillë, tregon që entuziazmi është shumë i ulët. E vërteta është që në popullsi ka pakënaqësi ndaj qeverisjes.

Mos harrojmë që Rama është në mandatin e tretë. Është e pritshme që të ketë reforma, të ketë një ushtrim të pushtetit nga ana e tij, për të bërë si çdo pushtet tjetër që tenton të shkaktojë dhimbje në vitin e parë dhe të dytë, por megjithatë kjo nuk ka arritur të ndezë revoltën e njerëzve.

Nuk ka arritur të ndezë revoltën e njerëzve as publikimi i atyre që opozita i quan skandale. Sepse jo çdo hap që ndërmerr qeveria, është skandal apo vjedhje.

Jo çdo hap apo aksion financiar apo infrastrukturor që ka ndërmarrë qeveria e Berishës ka qenë vjedhje. Kur ti e cilëson çdo gjë vjedhje krijon mosbesim, duke bërë që edhe ato që janë vërtetë skandale financiare, të mos cilësohen si të tillë nga populli.

Ishte qesharake të dëgjoje Ilir Metën të pretendonte që qeverisja e ardhshme do të ishte me duar të pastra kundër korrupsionit, etj etj. Si Metën edhe Berishën, opinion publik i ka dënuar si njerëz të përfshirë në korrupsion. Ka dënuar edhe Ramën, edhe në perceptimin publik akuzohet se qeveria e tij është e korruptuar. Por flitet për qeverinë, jo në mënyrë specifike për Ramën.

Duket që ka një lloj tkurrje të elektoratit të LSI. I ka mbetur vetëm bërthama, që është e lidhur për interesa me Metën. Gjithashtu nuk kemi të plotë elektoratin që pretendon të ketë Berisha. Nuk është e vërtetë që nuk ka elektorat fraksioni zyrtar i PD. Janë më mijëra ata që janë të ftohtë ndaj lëvizjes së Berishës.

Ata e kanë shumë të qartë që lëvizja e Berishës është e dhunshme, parë në planin politik ndërsa parë në planin personal, është për interesat e tij. Si e tillë nuk ngjall asnjë lloj entuziazmi”, u shpreh Hila./m.j

Next Post
Akuzoi emigrantët shqiptarë si “pushtues”/ Braverman e pranon: Problemi s’zgjidhet brenda natës, kontrabanduesit më të sofistikuar

Akuzoi emigrantët shqiptarë si "pushtues"/ Braverman e pranon: Problemi s'zgjidhet brenda natës, kontrabanduesit më të sofistikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In