• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Premtimet e Bashës si të Sudes, do hamë me garuzhde floriri”, Koçi: Në Fier marrim 11 mandate

by A R
24/03/2021 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PS-së, në Fier, Petro Koçi, i dyti në listën e kandidatëve për deputetë në një intervistë për Report Tv tha se socialistët kërkojnë një mandat të tretë qeverisës për të çuar përpara punët e nisura. Gramoz Ruçi, i cili renditet i 10 në listën e Fierit, për Koçin ka si synim të socialistëve ta kalojnë këtë prag dhe të marrin 11 mandate, një zonë me elektoral të majtë. Ndërkohë që premtimet e kundërshtarëve, për Petro Koçin janë premtime piramidale më e rrezikshme se e Sudes. Koçi tha se përballë alternativës së PS, ndodhet çifti Meta dhe Berisha, të cilët janë rrezik për shtetin, për kushtetutën. Ai tha se vetëm PS është garanci për stabilitetin shoqëror dhe integrimin e vendit.

Ju keni 8 vite në pushtet, cila është arsyeja që kërkoni një mandat të tretë?

Petro Koçi: PS meriton një mandat të tretë. Qeveria Rama ka përballuar me sukses objektivat që ka marrë përsipër por është shquar për përballimin e sfidave që ka sjellë natyra siç ishte sfida e tërmetit dhe më pas pandemia. Qeveria Rama ka treguar se ka shpirtin e punës, e vendosur për të ecur përpara me reforma të rëndësishme, ku veçojmë reformën në drejtësi, një reformë e cila në procesin e vetting-ut nxori jashtë sistemit dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të korruptuar. Qeveria Rama është një qeveri që ka reputacion të theksuar ndërkombëtar, meritë e kësaj qeverie është dhe solidariteti për tërmetin dhe ardhja e një numri në rritje e vaksinave që do të sjellin imunitetin ndaj Covid-19. Punët e bëra në terren janë një tjetër arsye për mandatin e tretë. Këtu kam parasysh jo vetëm qeverisjen qendrore por edhe atë lokale, sepse shumë projekte dhe në Fier janë projekte që kanë pasur bashkëfinancim dhe bashkëveprim. Fieri është kthyer në kantier pune. dhe jemi të angazhuar për mijëra punë të tjerë.

Nga ana tjetër përballë nesh është një çift individësh Berisha-Meta që mbartin në kurriz përgjegjësi të mëdha për shkak të ngjarjeve kriminale që kanë pasur për autor PD dhe LSI që kurorëzuan një martese politike me krimet e 21 Janarit dhe një sërë veprimesh kundër shtetit dhe institucioneve. Meta dhe Berisha janë rrezik për shtetin, për kushtetutën dhe vetëm PS është garanci për stabilitetin shoqëror dhe integrimin e vendit.

Ju në Fier synoni 11 mandate, si do ta arrini këtë objektiv?

Petro Koçi: Ne synojmë 11 mandate sepse mendojmë që është rezultat objektiv. Minimalja është 10 deputetë, aq sa kemi aktualisht, por për shkak të një situate politike më të favorshme ne mendojmë se mund të marrim 11 mandate. Sigurisht karta e parë e jona është cilësia e kandidaturave; Që në momentin e shpalosjes së emrave PS tregoi se dominon skenën politike në qarkun e Fierit. Kandidaturat tona janë dinjitoze dhe me përvojë shtetërore, partiake dhe njerëzore ç’ka dëshmon avantazh ndaj kundërshtarit që ka kandidatura që nuk kapin nivelin tonë. Duhet theksuar se kandidaturat tona e kanë provuar se janë fituese. Ndërkohë mendoj se avantazhi kryesor është programi i qeverisë krahasuar me programin e palës tjetër.

Basha ka premtuar se do hamë me garuzhde të florinjtë, skena e premtimeve të tij është piramidale më e rrezikshme se e Sudes dhe duhet bërë kujdes me politikanë të tillë se e çojnë vendin si në ’97.

Ne jemi parti që në çdo fushë kemi bërë analiza specifike mbi të cilin jemi bazuar për programin tonë, ndërsa programi i palës përballë e dëmton kulturën elektorale në vend. Në fakt nëse ka premtim serioz të saj është të zhbëjë reformën e drejtësisë dhe të fusë në sistem persona të korruptuar që do të sillte shkatërrimin e sistemin e drejtësisë dhe do të na çonte në raport të vështirë me SHBA dhe BE.

Cilat janë projektet e PS-së për qarkun e Fierit?

Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në qark, shikoni Fierin, Patosin, Roskovecin, Lushnjen, Divjakën dhe Mallakastrën që janë shumë më ndryshe se para 8 vitesh. Bilanci i qeverisjes së PS në këto 8 viteve është më pozitiv se gjithë qeveritë të marrë së bashku nga 1991 deri në 2013-ën. Është pikërisht ky bagazh punësh që na bind se elektorali do të na votojë sërish dhe do të kemi shtesë në elektorat për kapjen e objektivit tonë. Avantazh tjetër është organizimi i PS, ne jemi të shtrirë në çdo lagje e fshat, jemi një parti e strukturuar mirë dhe në ndryshim nga të tjerët përdorim dhe teknologjitë e reja të politikës. Më kryesorja është lidhja që kemi me njerëzit. PS jo rastësisht ka fitore të njëpasnjëshme në Fier, vendin që pasqyron shpirtin bujar dhe mençurinë e kësaj zone.

Cili është vizioni juaj për zonat elektorale që përfaqësoni?

Unë jam caktuar që të përfaqësoj 5 njësi administrative në zonë myzeqare. Vizioni im është urbanizimi i zonave rurale, mendoj se duhet të ndërpritet fluksi i largimeve nga fshati drejt qyteteve. Pra ka nevojë të urbanizohet fshati. Pika e dytë është certifikimi i pronave në fshat, të banesave dhe tokave është një proces që do të mbyllet në mandatin e ri qeverisës. Kjo është zonë bujqësore dhe do të nxisim politikat e asistencës për bujqësinë dhe do të sjellim projekte në agro-turizës, në këtë kuptim do të rikonstruktohet aksi Fier-Seman që është një projekt prioritar edhe rruga e Libofshës do të lidhet me aksin qendror Lushnje-Fierit që të lidhet përmes Ardenicës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në konceptin e zhvillimit të zonave rurale, ndërkohë probleme të tilla si energjia, ujësjellës dhe kanalizime janë një objektiv pune që vazhdon të jetë në fokus të qeverisë qendrore dhe lokale.

/a.r

Next Post
Vetëvendosje i kërkon llogari Ramës: Pse hesht për “puçin” që i bënë Albin Kurtit, apo je i gëzuar?

"Të intensifikojmë marrëdhëniet", Rama uron Kurtin, zbulohet edhe dhurata për datëlindjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

March 30, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

March 30, 2026
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

March 30, 2026
Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

March 30, 2026
“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

March 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In