Situata në Angli në lidhje me futbollin duket shumë pozitive. Nga 1130 testime të futbollistëve dhe stafeve të klubeve nuk ka rezultuar asnjë i infektuar.
Në këtë formë, autoritet shtetërore kanë dhënë miratimin e tyre që klubet të vazhdojnë stërvitjet individuale dhe të lejnë mënjanë rregullin për stërvitje me grupe.
Sakaq, në Angli është marrë edhe vendimi se data 17 qershor do të shënojë rifillimin e futbollit për të dërguar deri në fund kampionatin dhe shmangien e verdiktit të dhënë nga tavolina.
Kështu, duket se futbolli po e fiton betejën me koronavirusin dhe tashmë pjesa më e madhe në Europë kanë përcaktuar datat e rifillimit.