Shpërthime të shumta vazhdojnë të ndodhin në qytetet e Ukrainës, 24 orë pas fillimit të pushtimit ushtarak rus.
Në një kohë kur forcat ruse janë jashtë Kievit, duke kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të tij, civilët po kërkojnë strehim për të shpëtuar dhe mbrojtur familjet e tyre.
Në një spital në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, një nga objektivat e sulmeve ajrore ruse, të porsalindurit që trajtoheshin në njësinë e kujdesit intensiv u transportuan nga reparti i maternitetit në një strehë të ngritur në bodrumin e ndërtesës.
Mbrojtja e vetme për foshnjat, siç shihet në videon e publikuar nga New York Times, janë batanijet që i mbështjellin dhe pajisjet bazë mjekësore që mamitë arritën të merrnin me vete.
Shikoni videon:
/b.h