• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preken nga tatimi/ Guidat turistike dhe veterinerët paralajmërojnë rritje çmimesh

by Java News
16/01/2024 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse deri një vit më parë operuan lirisht pa asnjë taksë, tashmë edhe guidat turistike do të detyrohen të përfshihen në tatimin progresiv të profesioneve të lira.

Ergys Vladi, është një prej qytetarëve që do të preket nga ky tatim. Profesionin e guidës turistike e ka zgjedhur si një mundësi për mos t’u larguar nga vendi, por një tatim të tillë, e konsideron pengesë në zhvillimin e biznesit të tij.

Nëse Ergysi realizon të ardhura vjetore deri në 20 milionë lekë deri në fund të 2024 dhe shpenzime të zbritshme deri në 30%, ai do të derdh në arkën e “tatimeve” në fund të vitit plot 3.2 milionë lekë.

“Nuk e prisnim por është një masë e cila duhet parë. Sistemi i tatimit do ndikojë në zhvillimin e biznesit.”

Teksa numri i guidave është shtuar së fundmi me zhvillimin e turizmit, Ergysi thotë se zbatimi i këtij tatimi do të nxis informalitetin në këtë sektor.

“Fakti që është shtuar do rris shumë informalitetin. Nëse flasim për 50 kompani që ofrojnë një tur, 10 do deklarojnë 40 do punojnë ilegalisht. Mendoj që ata që shtojnë tatimin të kishin menduar mirë dhe faktin e krijimit të një agjencie mbikëqyrëse.”

Në listën e ndarë në 26 aktivitete të kategorizuara në 169 profesione, përfshihen dhe veterinerët. Përfshirjen e këtij profesioni në skemën e tatimit, veterinerët e konsiderojnë të papërballueshme nga ana e tyre.

“Shumica  e veterinerëve operojnë përmes farmacive veterinare dhe përmes ilaçeve që shesin dhe ofrojnë dhe shërbimin e mjekimit. Sigurisht një tatim prej 23% do i prekte se do të shtojnë tarifën mbi fermerin.”

Nevoja për mbulimin e të gjithë territorit është të paktën 2000 veterinerë aktivë, aktualisht në vendin tonë numërohen në total 1120 mjekë veterinerë. Sipas veterinerit Mersini ky profesion duhet parë me prioritet.

“Ka disa zgjidhje, Mund të ketë subvencione të ndryshme ndaj veterinerëve se shkojnë në fund të ditës si subvencione ndaj fermerit. Duhet t‘i ndihmojmë në mënyrë që të shtojmë prodhimin vendas. Në këtë formë japim një mirëqenie për fermat tona.”

Të gjendur përballë këtij tatimi që në 1 janar 2024, profesionet e lira lajmërojnë një rritje çmimesh.

“Kjo do ndikojë edhe te çmimi. Në rast se një turist nga Suedia ka paguar një tarifë 7 mijë euro normalisht që do ketë një çmim më të lartë se do shtojmë dhe ne çmimet”, tha Ergys Vladi.

“Prekemi ne në fund se fermeri do rrisi çmimet e produkteve dhe shkon në zinxhir problem”, u shpreh Kujtim Mersini.

Në 2023 qeveria deklaroi se ndërmarrja  e këtyre ndryshimeve do të kryhen për t’u dhënë fund deformimeve që i janë bërë sistemit fiskal, ku të punësuar që trajtohen me taksë progresive kanë dalë nga listë pagesat, duke u regjistruar si të vetëpunësuar.

/f.s

Next Post
Akuzat nga SPAK, juristi zbërthen prapaskenat: Berisha rrezikon 12 vite burg, dhëndri në pozita më të vështira

Berisha e Malltezi tentojnë t'i shmangen SPAK-ut me makinacione avokatësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

February 25, 2026
Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In