• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prej vitesh s’flasin me njëra tjetrën/ Irma Libohova refuzoi Festivalin e RTSH për shkak të së motrës

by Java News
24/12/2022 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne Festivalin e 61-te në skenë u ngjitën emra të njohur Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka apo Redon Makashi që risollën këngët e tyre në duet me konkurrentët aktual. Por ajo që të gjithë po prisnim, nuk ndodhi.

E kemi fjalën për motrat Libohova, që refuzuan të pajtohen, qoftë edhe në skenë. Evi Reçi këndoi këngën e motrave Libohova, “Të kërkoj në ëndërrime”, por pa motrat Libohova. Evi u ngjit në skenë me Rosela Gjylbegun. Ndonëse Eranda Libohova nuk mungoi në këtë Festival, pasi ajo u ngjit në skenë, ku e shoqëroi Fabi në këngën e saj “Kthehu për vehte për mua”. Kështu ka qenë pikërisht Irma, ajo e cila ka refuzuar të ngjitet në skenë së bashku për të interpretuar një nga këngët e tyre më ikonike.

Ndërkohë që po në atë skenë, artistja ishte vetëm pak muaj më parë si konkurrente tek “Kënga Magjike”. Por duket se ftesën për në Festivalin e 61-të të RTSH ajo e ka refuzuar vetëm për të mos u përballur me të motrën, me të cilën prej vitesh nuk flet.  Arbana nuk e kaloi këtë moment pa theksuar.

“Unë do doja të përshëndes Irma Libohovën nga ekrani që me siguri po na ndjek tani. Shpresoj që këtë këngë ta dëgjojmë edhe njëherë tjetër nga motrat Libohova. Vërtet.”, shprehet Arbana Marrëdhënia e Irma dhe Eranda Libohovës është ndër më të komentuarat në publik. Dy motrat që ndër vite kanë qenë edhe bashkëpunëtore të afërta, sot nuk flasin më. Arsyet e këtij konflikti mes të dyjave nuk dihet, por fakt është që këngëtaret, ndonëse motra nuk kanë asnjë komunikim me njëra-tjetrën.

E duket se ato edhe në festat, eventet ku shkojnë së bashku zgjedhin mos të kenë asnjë kontakt mes tyre. Edhe pse në një festë familjare, ato jo vetëm që nuk kanë folur, por edhe në foto kanë dalë të ndara. Ditëlindja e mbesës është festuar nga motrat Libohova, por veç fotove me njerëz të njëjtë dhe vend të njëjtë, Irma dhe Eranda as nuk kanë pranuar të fotografohen së bashku. Mungesa e Irmës u vu re fillimisht edhe tek ditëlindja e Erandës.

Artistja festoi 53-vjetorin me miqtë e saj më të afërt, ku Irma mungoi. Teksa e ka festuar në një ambient me natyrë, ku duket gjithashtu se ia ka kaluar goxha mirë me të pranishmit, vihet re mungesa e motrës së saj, Irmës. Këngëtarja ka postuar në InstaStory foto dhe video të kapura gjatë festës por Irmën nuk e shohim gjëkundi. Irma ka postuar një video në profilin e saj ku shihet se është në plazh duke shijuar detin. Ndonëse u përfol se marrëdhënia e tyre mund të ishte rregulluar paska, duket se dy motrat nuk e kanë gjetur ende rrugën për tu pajtuar.

Kjo pasi, Eranda ripostoi një post të një prej fansave të tyre, i cili krahas një fotoje të shumë viteve më parë të dy motrave duke kënduar shkruan:

“Gjithmonë do ju duam. Jemi rritur me juve. Sa me mall ju dëgjojmë.” Libohova përpos që e ka ndarë në Instagramin e saj, krahas ka falënderuar përkrahësin me një zemër të kuqe. Rikujtojmë se dy artistet prej kohësh përfliten se nuk kanë një raport të mirë më njëra – tjetrën. Kjo u vu re nga fakti se ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’ dhe madje dyshimet u shtuan më së shumti kur Eranda Libohova u dekoruar me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’, në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës. Madje para disa vitesh në një tjetër intervistë ajo deklaroi se me motrën e saj nuk flet për jetën e saj private dhe se shprehet më lirshëm me një mikeshën e saj më të ngushtë.

“Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private.

Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,” ka treguar këngëtarja. Kujtojmë se ato janë parë veç e veç edhe në evente të ndryshme muzikore ku dhe kanë qenë të ftuara. Shpesh në rrjetet e tyre sociale, ato edhe ngacmohen në komentet për këtë raport të ngrirë, por deri më sot as Irma dhe as Eranda nuk ka pranuar të flasim për shkaqet e sherrit mes tyre.

Next Post
Apeli nga Ukraina: Të shkatërrohen fabrikat iraniane që prodhojnë dronë dhe raketa

Apeli nga Ukraina: Të shkatërrohen fabrikat iraniane që prodhojnë dronë dhe raketa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

December 28, 2025
Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

December 28, 2025
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

December 28, 2025
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

December 28, 2025
Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

December 28, 2025
Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

December 28, 2025
“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

December 28, 2025
Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze

Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com