Zhbllokohet pas tre orësh aksi alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh i cili u prezantua si rrugë alternative për Prrenjas-Librazhd.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se rruga është e hapur në dy korsi dhe trafiku është normal.
Për mirëmbajtjen e Maliq–Moglicë-Gramsh është kontraktuar kompania “Gjikuria”. Krahas problematikave të shumta të vetë rrugës të ndërtuar vitet e fundit, kalimi i disa trajlerave paralizoi qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar radhë kilometrike.












