• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prej dy vitesh, Shqipëria rezulton me popullsinë me të kequshqyer në Europë

by A R
22/08/2025 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej  vitesh në luftë.

Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem. Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm. Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

Të dhënat e FAO tregojnë se nën-ushqyerja në Shqipëri erdhi në rritje. Në fillim të periudhës (2014–2016), prevalenca e nën-ushqyerjes ka qenë 4.5%, duke mbetur relativisht e qëndrueshme për disa vite radhazi, me luhatje të vogla në intervalin 4.3–4.5%. Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.

Megjithatë, pas vitit 2019–2020 vihet re një tendencë rritëse. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nën-ushqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021, duke u rritur më tej në 5.8% në 2021–2022 dhe duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023.

Në periudhën më të fundit, 2022–2024, niveli i nën-ushqyerjes ra në 5.4%, duke shënuar një përmirësim të lehtë, por mbetet dukshëm më i lartë sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

FAO raporton se Shqipëria jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes.

Teksa vendet e tjera europiane e kanë çuar fenomenin e nën-ushqyerjes drejt zhdukjes, Shqipëria ka mbetur  një “pikë e errët” në një kontinent që konsiderohet shembull i sigurisë ushqimore.

Next Post
VIDEO / E rëndë në Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

VIDEO / E rëndë në Pogradec, 'Benzi' godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

December 19, 2025
“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

December 19, 2025
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In