• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prej ditësh më ndiqte një person”/ ‘Dorëzohet’ Masha, ndryshon dëshminë dhe kërkon mbrojtje: Më qëlloi një i ri

by Java News
20/01/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pasi u qëllua me armë zjarri në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, janë zbardhur të tjera detaje nga dëshmia e 63-vjeçarit Lulzim Masha në polici.

Sipas Top Channel, administratori i shkollës private “Wilson”, ka deklaruar se prej ditësh po ndiqej nga një person. Ai e përshkruan këtë person, si një të ri mes moshës 25-30 vjeç dhe që mbante të veshur një kapele në ngjyrë të zezë, pantallona xhinse jo shumë të errëta, me pak mjekër, esmer.

“Ky person më ka ndjekur mes datave 23 dhjetor 2021 dhe kam vënë re që më ndiqte me sy në afërsi të shkollës”.

Më tej ai ka treguar për momentin e ngjarjes, ku ka dëgjuar të shtënat teksa po shkonte për në punë.

 “Mora makinën për të shkuar në punë mbasi jam administrator i shkollës ‘Wilson’. Unë kam dëgjuar të shtënat, shton 63-vjeçari dhe jam larguar me shpejtësi nga vendi ku më ka gjuajtur, pastaj kam kthyer mjetin nga drejtimi nga iku personi dhe pasi kam parkuar mjetin në orën 9.42 minuta kam telefonuar policinë”.

Për më tepër, Masha ka deklaruar se kërkon mbrojtje nga shteti, pasi sipas tij nuk ka problem me askënd. Krahas 63-vjeçarit, në pyetje nga grupi hetimor është marrë dhe i vëllai, Fatmir Masha.

Sipas grupit të hetimit Fatmir Masha rezulton të ketë qenë më herët i dënuar nga gjykata e Tiranës me 15 vjet burgim për akuzën e vrasjes. Por sipas Top Channel, ai ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen.

“Jam larguar nga Shqipëria në 1997 dhe u ktheva para 11 vitesh ku jeton dhe punoj pa asnjë problem. Sqaroj se kjo ngjarje nuk ka ndodhur absolutisht për shkak të të kaluarës sime”, thotë i vëllai.

Megjithatë një dëshmitare me inicialet A.K i tha policisë se Lulzim Masha ishte shprehur i shqetësuar për të vëllain “mbasi e kishte patur problematik dhe luante bixhoz”.

Dy persona që janë pyetur nga policia me inicialet B.R dhe A.A  kanë këmbëngulur se gjendeshin rastësisht tek zona e liqenit dhe se nuk kanë dijeni.

Në vendngjarje në afërsi të lokalit “A/..”u këqyr mjeti me të cilin po udhëtonte Masha ku është konstatuar në pjesën e papafingos një vrimë tejshpuese. Kurse në brendësi të mjetit u gjendën bërthama metalike të predhës të deformuar.

g.kosovari

Next Post
Zi në familjen e kreut të PD! Ndahet nga jeta babai i bashkëshortes së Bashës, mesazhi i së bijës

Zi në familjen e kreut të PD! Ndahet nga jeta babai i bashkëshortes së Bashës, mesazhi i së bijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In