• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preferencat e maturantëve, lëndët shoqërore më të kërkuarat

by A R
07/04/2017 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maturantët e këtij viti janë të pirur në masë drejt lëndëve shoqërore. Nga analiza e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, “Qytetaria” është lënda më e preferuar e mbi 25 mijë maturantëve dhe pas saj renditet gjuha e huaj, “Anglisht”, me mbi 12 mijë dhe vijon me Gjeografinë. Lënda e Qytetarisë ka një favor për ta pasi është vetëm një libër i cili mund të mësohet më lehtë se lëndët e tjera.

“Krahas 3 provimeve të detyruara, maturantët janë të detyruar të zgjedhin dy lëndë me zgjedhje. Nga analiza paraprake gjuha e huaj Anglisht, Qytetari dhe Gjeografia kanë numër të konsiderueshëm të maturantëve”,- deklaroi drejtoresha e AKP-së.

Shifrat e këtij viti edhe pse të pritshme për këtë tendencë, për specialistët brenda ka edhe pak pragmatizëm për të zgjedhur lëndët më të lehta që të maksimizojnë pikët.

“Tejet e pritshme që gjuhët e huaja të kërkohet nga maturantët, por lëndët shoqërore është një lloj tendence. Por gjykoj se është një lloj pragmatizmi pasi lëndët shkencore kërkojnë më shumë punë dhe përkushtim. Tezat nuk është se janë shumë të thjeshta për të arritur pikët maksimale, pra nuk mund të themi se janë të dobët në lëndët shkencore por ndoshta për një siguri më të madhe duan të përzgjedhin lëndët shoqërore”- nënvizoi Vrapi.

Maturantët mbyllën preferencat e tyre më datë 5 prill në formularin e quajtur A1. Ndërsa maturantët e viteve të shkuara, ata që kanë studiuar jashtë do duhet të aplikojnë sipas një grafiku të përcaktuar deri më 10 Prill.

“6-10 Prill është koha kur këta mund të aplikojnë në bazë të një kalendari për tu bërë pjesë e sistemit. Në datën 10 prill mbyllet aplikimi. Agjencia ndoshta mund të shtyjë një ditë më pas për të vonuarit që nuk kanë pasur mundësi të bëhen pjesë për shkak të mungesës së informacionit apo nuk kanë qenë në kohë në aplikim”.

Provimet e maturës dhe klasës së 9-të këtë vit korrespondojnë edhe me kohën e fushatës dhe mbajtjes së zgjedhjeve por për Agjencinë e Kombëtare të Provimeve kjo nuk ka ndonjë domethënie për punën e tyre.

“5-24 Qershor janë provimet e maturës, por kjo nuk përben problem pasi procedurat tona janë standarde dhe e njëjta gjë duhet të ndodh edhe nga maturantët pasi çdo pikë e marrë dhe notë, krijon shanset e tyre për të vijuar studimet në një nga universitet e Shqipërisë”- bëri thirrje Vrapi.

Maturantët sapo kanë kaluar fazën e parë në rrugën e tyre drejt një dege për në universitet, por që deri në korrik i pret ende një punë e madhe.

Qytetaria dhe Anglishtja janë dy preferencat më të mëdha të maturantëve të këtij viti si lëndë me zgjedhje. Prirja e tyre drejt lëndëve shoqërore është sa pragmatike aq edhe taktike pasi aty mund të maksimizojnë pikët që i dërgojnë të sigurt drejt universitetit. Specialistët pasi mbyllën sistemin për maturantët u bëjnë thirrje maturantëve të viteve të shkuara të nisin aplikimet deri më 10 prill në sistem./balkanweb/a.m.

Next Post
Ky është modeli i Aston Martin DBX në fabrikë

Ky është modeli i Aston Martin DBX në fabrikë

Comments 1

  1. klllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll says:
    6 years ago

    hajs

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In