Koronavirusi ka marrë dhjetëra jetë në Itali dhe mijëra janë të prekur. Shkollat janë të mbyllura dhe njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe larg vendeve publike ose ku ka shumë njerëz.
Ndërkohë, sa vjen dhe shtohet numri i të prekurve me Covid-19. Mes rasteve të reja me virus në Itali, është edhe prefektja e Bergamos, Elisabetta Margiacchi. Ajo thotë se testoi pozitive ndaj koronavirusit, por është mirë, shkruan “dritare.net”.
LEXO DHE : Bilanc alarmant në Itali, vetëm sot 41 të vdekur nga koronavirusi
“Unë nuk kam më ethe, është një formë shumë e butë”, thotë ajo.
Tashmë Bergamo është izoluar dhe nuk lejohet të lëvizësh. /e.s/











