• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prefekti i Tiranës i përgjigjet Mziut: Nuk ka argument më të mirë se ligji

by Java News
30/12/2015 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prefekti i Qarkut Tiranë ka reaguar ditën e sotme ndaj akuzave të Bashkisë Kamëz, e cila ngre pretendimet se puna e këtij institucioni është penguar qëllimisht. Për sa më sipër, Prefekti i Qarkut Tiranë ka sqaruar se “Institucioni i Prefektit bazuar në ligjet e vendit është i vetmi institucion administrativ, i cili verifikon ligjshmërinë e akteve dhe vendimeve të dala nga këshillat Bashkiakë respektivë”.

“Në lidhje me rastin e Bashkisë Kamëz, pas verifikimi të bazueshmërisë në ligj të procesit të vendimmarrjes së rastit në fjalë, rezultoi se: – Këto vendime nuk janë në përputhje me procedurën e Ligjeve dhe konform nenit 31 pika 14 dhe nenit 36 të Ligjit Nr.8652 dt.31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i ndryshuar. Kjo, pasi njoftimi për mbledhje duhej bërë nga Kryetari i Këshillit Kamëz dhe jo nga nismëtarët dhe anëtarët e Këshillit për mbledhje jashtë radhe. Kjo pasqyrohet edhe në njoftimin për mbledhje Nr.3559, dt/30.10.2015 i cili është marrë nga verifikimi në vend nga përfaqësuesit e Prefektit të Qarkut Tiranë. Në vendimin Nr.31 vihet re se në procesverbalin mbi zgjedhjen e zv.kryetarit të Këshillit nuk është firmosur nga një anëtar i komisionit të votimit. Bazuar në nenet e sipërcituara dhe rastit në fjalë, vendimet Nr 28­34 datë 03.11.2015 nuk kanë sesi të konfirmohen në kundërshtim me ligjet. Sa i përket vendimit që lidhet me shpërndarjen e ndihmës ekonomike dhe shtresave të tjera përfituese, Prefekti i Qarkut Tiranë thekson se vendime Nr.35, 36, 37 dhe 38 janë në përputhje me Kushtetutën dhe janë konfirmuar një muaj më parë, në një kohë rekord duke qenë se ndihma ekonomike ka impakt social. Sa i përket akuzave se vendimet janë kthyer pa argument, Prefekti i Qarkut Tiranë sqaron se nuk gjen dot argument më të mirë sesa ligjet e theksuara më lart. Prefekti i Qarkut Tiranë refuzon kategorifikisht t’i përgjigjet akuzave me karakter politik, të cilat nuk kanë vend dhe japin një model të shëmtuar për institucionet e një vendi i cili lufton për aspirate europiane”, thuhet në njoftimin e Prefektit të Qarkut Tiranë.

Next Post

"Apple” do të paguajë 318 milionë euro për mashtrim fiskal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In