Skualifikimi i Novak Djokovic nga US Open pasi goditi me top (pa dashje) një nga gjyqtaret e vijës shkaktoi shumë bujë në botën e tenisit.
Por, një incident i tillë nuk ka ndodhur për herë të parë me serbin. Në historinë e këtij sporti, ka disa episode që kanë përfunduar edhe në tragjedi.
Në vitin 1983, arbitri 60-vjeçar Dicks Wertheimer, gjatë finales së të rinjve në US Open mes
Stefan Edberg dhe Simon Youl, u godit me top në organin gjenital pas një shërbimi shumë të fortë dhe të gabuar. Goditja e rrëzoi nga karrigia e lartë ku qëndron arbitri kryesor dhe Wertheimer goditi kokën në rënie.
Goditja e fortë i shkaktoi vdekjen disa ditë më pas.