• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preç Zogaj: Letra e ambasadorit Lu, moment i ri i marrëdhënieve me SHBA

by Aalison Pearse Stevens
09/07/2016 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Për analistin Preç Zogaj, letra që ambasadori i SHBA­ve, Donald Lu, u dërgoi deputetëve shqiptarë është paralajmërimi i mesazheve që nënsekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, pritet të japë këtë të diel në Tiranë

Në një intervistë për “Panorama”, Zogaj thekson se letra që ambasadori Lu u ka dërguar deputetëve, të fut në mendime për shkak të frazës që e cilëson korrupsionin në Drejtësi si kërcënues për aleancën Shqipëri­SHBA. Zoti Zogaj, do të donim të kishim një komentin tuaj për letrën e ambasadorit Lu drejtuar deputetëve…

Çfarë ka të re në këtë letër?

Letra ilustron në një stad akoma më të avancuar të artikulimit dhe transparencës për publikun shqiptar momentin e ri të partneritetit strategjik SHBA­Shqipëri, angazhimin e ri të Uashingtonit zyrtar kundër rreziqeve të reja që kërcënojnë pavarësinë dhe demokracinë tonë.

Cilat janë momentet që do të veçonit nga kjo letër?

Do të veçoja dy paragrafë. Një që duhet të na vërë të gjithëve në mendime dhe një tjetër që ka shijen e lajmit të mrekullueshëm edhe pse nuk na thuhet për herë të parë. “Korrupsioni dhe ndikimi politik në sistemin tuaj të drejtësisë kërcënojnë shëndetin e shoqërisë suaj dhe dobësojnë aleancën tonë”, ky është paragrafi që duhet të vërë në mendime politikanët, intelektualët, qytetarët për të hyrë më thellë në brendësi të angazhimit të jashtëzakonshëm amerikan për reformën në drejtësi dhe për të vendosur në favor të forcimit të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lu na ka mësuar me stilin e tij të drejtpërdrejtë, me frazat e tij të forta, tronditëse nganjëherë. Jehon akoma dhe do të jehojë për shumë vite deklarata e tij e vitit të kaluar se kandidimi i individëve me rekorde kriminale është një poshtërim për popullin shqiptar. Kjo nuk ka qenë dhe nuk është e folura e një individi. Ka qenë dhe është, para së gjithash, e folura e sotme e Uashingtonit përballë fenomeneve të kriminalizimit, korrupsionit, oligarkisë dhe pandëshkueshmërisë në nivelet e larta që kërcënojnë të marrin peng jo vetëm zhvillimin, por edhe orientimin gjeopolitik të Shqipërisë. Uashingtoni ka identifikuar rrezikun e ri. Bashkë me faktorët vendës po punon për eliminimin e tij. Këtë kemi dashur e duam. Jo më larg se një vit e gjysmë më parë, në kulmin e debateve për dekriminalizimin, kreu i opozitës, Basha, i ka ftuar miqtë amerikanë të bëjnë për Shqipërinë e rrezikuar nga oligarkia në sistem diçka të madhe, të ngjashme me veprat e mëparshme amerikane për pavarësinë dhe sigurinë e Shqipërisë.

Po lajmi i mirë cili është?

“Është në interesin kombëtar të SHBA që Shqipëria të mbetet një demokraci e fortë dhe e sigurt”, shkruan ambasadori në letrën e tij. E kemi menduar gjithnjë se ka diçka unike në përkujdesjen, mbështetjen, investimin apo patronazhin amerikan për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Kur gjithë këtë histori e gjen të përmbledhur në një fjali didaskalike si kjo që cituam më lart, përjetimi i besimit në një të ardhme më të mirë nuk mund të jetë veçse i jashtëzakonshëm. Mirënjohja për SHBA gjithashtu. Të dielën pritet në Tiranë vizita e nënsekretares së Shtetit Nuland.

A ka lidhje letra e sotme me vizitën e saj?

Patjetër që po. Letra kërkon të shtrojë rrugën, por edhe të paralajmërojë mesazhet e zonjës Nuland. Cili mendoni se duhet të jetë apo mund të jetë reagimi i deputetëve shqiptarë ndaj letrës së ambasadorit? I përgjegjshëm. Pa dyshim i përgjegjshëm. Por ata janë pjesë e partive, nuk janë qënie amorfe. Drejtuesit politikë duhet të flasin të parët.

Nga ana tjetër, siç e kam pohuar në shkrimin e djeshëm në gazetën “Panorama”, partnerët duhet të vijojnë komunikimin me drejtuesit politikë. Nuk jemi në kushtet e anashkalimit të tyre. Nuk besoj. Partitë këtu luajnë apo sillen shqiptarçe me njëra­tjetrën, por janë në një varkë në lidhje me orientimin perëndimor. Konsensusi është zgjidhja. Gjetja e tij është e mundur.

A ka gjasa të sfidohet thirrja e ambasadorit?

Kemi disa precedentë sfide nga politikanë shqiptarë ndaj përfaqësuesve të SHBA. Më i freskëti është ai i Ramës vitin e kaluar, kur injoroi thirrjet e ambasadorit Lu për të mos kandiduar individë me rekorde kriminale. Ramës i ka mbetur turpi për atë që bëri.

Pavarësisht konjukturave, kjo i mbetet njollë. Shembuj të tillë mund t’i kenë bërë të besojnë politikanët shqiptarë se mund të përplasen me SHBA pa kosto. Kam bindjen se kjo nuk vlen për reformën në drejtësi.

ma.me

Next Post

Si e humbën debatin myslimanët e rrejshëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In