Analisti Preç Zogaj ka deklaruar këtë të Martë në “Opinion” se rezultatet e pasqyruara në sondazhe deri më tani janë mëse të pritshme.
Ai thotë se enigma e vetme e zgjedhjeve të 14 Majit qëndron te diferenca e numrit të votave mes forcave politike, pasi sipas Preçit renditja dihet.
Preç Zogaj: Nuk ka asnjë enigmë, gjërat dihen dhe pa sondazh. Këtu, ajo që mund ta pranojmë të gjithë është renditja, është Partia Socialiste e para, është aleanca “Bashkë Fitojmë” e dyta, është Partia Demokratike e treta. E vetmja enigmë që ngelet në kuti është sa do jenë diferencat mes këtyre 3 grupimeve.
-Ti mendon që diferenca në Tiranë është kaq e madhe Zogaj?
Preç Zogaj: Unë kam pas një dëshirë për Tiranën, të cilën e gjej të pamundur për Tiranën. Kam pas dëshirë që të fitojë opozita dhe e kam demonstruar në studion tuaj. Unë them që nuk ka asnjë çudi aty. Ka një enigmë gjithmonë në kuti është ajo që mban gjallë emocionin e zgjedhjeve. Nuk mund të them një gjë që se kam thënë kurrë, këto kompani vetëm nëse do na zhgënjejnë sivjet, ka pas kompani që kanë pësuar fiasko me rezultate jo të vërteta. E vetmja enigmë është që çfarë diference do ketë vendi i parë me të dytin, i dyti me të tretin. Dhe do të ishte naivitet që të pritej diçka tjetër në këto zgjedhje.
/a.r