• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preç Zogaj e vrau Anjezën e tij

by Lorenc Vangjeli
01/11/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorenc Vangjeli

Po të bësh një anketë në Tiranë apo Prishtinë, në anën Perëndimore të Stambollit apo në Sofje, në Athinë apo Zagreb, në Bukuresht apo Beograd, në Sarajevë, Ljubjanë apo Podgoricë, pra, nëse pyeten qytetarët ballkas, shumica e tyre do të pretendonte se bota ka lindur poshtë parvazit të dritares së tyre. Ballkani është shtëpia e gjithë të marrëve që pretendojnë se janë më të drejtë se Solomoni, se janë më të mençur se Platoni, se mund të mundin Herkulin, se predikojnë më mirë se Jezu Krishti, se falen si Muhameti dhe janë më të shenjtë se Nënë Tereza. Në mos tjetër, një gjë është e sigurt, mendjemadhësia dhe krenaria e rreme janë produkti Bio i Gadishullit që tenton Evropën, por mbetet sërish ishull i ndryshëm prej saj. Dhe kjo gjë duket e vërtetë me të gjitha gjasat në çdo cep të Ballkanit. Me një ndryshim. Me ndryshimin e vetëm që klith nga një rracë në zhdukje e njerëzve që më shumë shkruajnë libra sesa lexojnë gazeta.

Këta njerëz janë Poetët që ende dridhen nga dashuria. Aq më tepër kur brenda tyre zgjohet edhe prozatori që tenton të dëshmojë ndjeshmërinë e kohës. E po kështu, kur bashkë me këta dy qenie sipërore, bashkëjeton edhe gazetari i angazhuar ndaj padrejtësisë dhe angazhimi i politikanit që tenton progres.

Preç Zogaj është një personazh i rrallë, që sikur të kishte pasur qoftë dhe vetëm një nga këto kartvizita dhe jo të katërta së bashku, do të quhej njeri i realizuar.

Bashkë me faturën që ka fituar dhe i ka paguar miqësive dhe armiqësive, triumfeve dhe disfatave, të mirës dhe të ligës, Zogaj ka nënshkruar zërin e njeriut që beson tek paqja përpara luftës dhe që do të hynte në uniformën e luftëtarit për të firmosur paqen me kravatën e misionarit.

Këtë javë ai ftoi miqtë e tij që të promovonte romanin e fundit “Anjeza nuk u zgjua”, një libër të përfunduar dy vjet më parë, por tek i cili punoi deri dy çastet e fundit përpara se të përfundonte në shtypshkronjë, po këtë javë. Njëlloj sikur i dhembsej të ndahej prej krijesës së tij, që ndryshe nga sa ndodh në jetë, e kishte krijuar për ta vrarë.

Preç Zogaj nuk e zgjoi Anjezën e tij. Në vend të jetës, ja dorëzoi vdekjes që Anjezat të jetojnë më gjatë. E vrau si për të kujtuar se në këtë skaj të dheut, vetëm të vdekurit kanë të drejtë. Se në çdo skaj të dheut, vetëm të vdekurit nuk gënjejnë kurrë!

Natyrisht Zogaj nuk është shenjt, por modestia e tij e heshtur, është klithma e një qytetari të Evropës së re nga Tirana, në Ballkanin plak. Portreti i tij i jep pak shkëlqim idealisti Shqipërisë: një vend që ende i do ende poetët ka gjithmonë shpresë për nesër!

Next Post
VIDEO/ Po kryente mamografinë LIVE për të ndërgjegjësuar gratë, gazetarja mëson se kishte kancer

VIDEO/ Po kryente mamografinë LIVE për të ndërgjegjësuar gratë, gazetarja mëson se kishte kancer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In