• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat / Hajdari konfirmohet në krye të Grupit, Ruçi: Unifikoni qëndrimin!

by A R
17/10/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rudina Hajdari do të vijojë që të jetë në krye të grupit Demokrat. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Gramoz Ruçi nuk e njeh Korab Litën si kryetar të grupit Demokrat, por Rudina Hajdarin. Në datë 11 tetor 7 deputetë të këtij grupi parlamentar në një mbledhje të fshehtë vendosën që të shkarkonin Rudina Hajdarin nga drejtimi i grupit duke iu drejtuar Kuvendit me shkresën që e vendosnin në dijeni për ndryshimin e kryetarit.

Por disa orë më pas disa nga deputetët e këtij grupi u tërhoqën nga firma. Njëra prej tyre ishte Fatjona Dhimitri, por edhe Halit Valteri që iu drejtuan kryetarit të Kuvendit duke e vendosur në dijeni për tërheqjen nga firma. Rudina Hajdari akuzonte Korab Litën se ushtroi presion deputetëve për të firmosur që të bëhej kryetar grupi. I vendosur përballë kësaj situate me disa shkresa përballë, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh sot në përfundim të seancës plenare teksa po votohej rendi i ditës, se grupi demokrat duhet të unifikonte qëndrimin.

“Më ka ardhur një njoftim për ndryshime në drejtimin e grupit Demokrat të cilët deklarojnë si kryetar grupi Korab Litën nga deputetë të tjerë si Halit Valteri dhe Fatjona Dhimitri më kanë drejtuar shkresë për të më vendosur në dijeni se ky vendim nuk është marrë.

Nga deputeti Murrizi dhe zonja Hajdari konfirmojnë të njëjtën gjë, dhe kam 5 kërkesa nga Ligoraq Karamelo, Majlinda Halili, Krenar Ryci, Elda Hoti dhe Vasil Stejovski që deklarojnë pjesëmarrjen në grupin Demokrat. Nga verifikimi që kam bërë kam tre gjëra për të thënë, e para jo vetëm këtij grupi por të treja, në fund të korrikut është miratuar rregullorja, që detyron që cdo grup të miratojë rregulloren, prandaj kërkoj që të vendosni në dispozicion rregulloret përkatëse.

Lidhur me kërkesat e patë që janë disa, riformatoni grupin parlamentar zotërinj që keni kërkuar, qoftë për pjesëmarrjen, qoftë për mendimet apo vendimet, së bashku me prurjet e reja dhe së treti unifikoni qëndrimet dhe që është e drejta juaj të zgjidhni kë të dëshironi në krye të grupit” deklaroi Gramoz Ruçi.

Vendimi i Ruçit është pritur me duartrokitje nga deputetja Rudina Hajdari dhe disa prej deputetëve. Tashmë me pjesëmarrjen e deputetëve të rinj në këtë grup dhe tërheqjen e atyre që firmosën duket se Hajdari ka forcuar pozitat për të blinduar postin e kryetares së grupit.

Next Post
Përmbyset traktori, një i vdekur në Urën Vajgurore

Përmbyset traktori, një i vdekur në Urën Vajgurore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucion në qendër masazhi! Arrestohen bashkëjetuesit, shfrytëzonin një 21-vjeçare

Tjetër “fole” prostitucioni në Durrës: Si ranë në rrjetë brazilianet dhe administratori i hotelit

March 17, 2026
Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In