• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e takimit me Ramën dhe koalicionet, rrëfehet Agron Duka

by A R
05/11/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai tregon në një intervistë për “GSH” prapaskenat e kafes me Edi Ramën.

Z.Duka, si po ecën fushata e kandidatit të propozuar prej jush në Kolonjë dhe i mbështetur nga koalicioni opozitar?

Natyrisht janë ditët e para të fushatës dhe deri më tani konstatoj një mbarëvajtje normale. Unë e kam shoqëruar zotin Hajro në disa takime elektorale në Kolonjë dhe do të vazhdoj ta bëj. Më ka bërë përshtypje problematika e gjerë që ka kjo zonë, e cila për fat të keq është lënë jashtë vëmendjes shtetërore, ndonëse ka potenciale të jashtëzakonshme zhvillimore. Nga ana tjetër konstatoj me kënaqësi entuziazmin me të cilin është mirëpritur kandidatura jonë dhe besoj që më 20 nëntor ne do ta fitojmë Bashkinë e Kolonjës. Bashkë me zotin Hajro, i cili është bir i asaj zone dhe e njeh më mirë se kushdo tjetër, kemi përgatitur një program realist, me prioritete konkrete, që e shpëton Kolonjën nga braktisja dhe rrënimi i mëtejshëm.

Çfarë ndodhi në takimin me kryeministrin Rama, a folët për një bashkëpunim elektoral mes PAA-së dhe PS-së në zgjedhjet e vitit 2017?

Unë e kam sqaruar edhe më herët këtë çështje. Ishte thjesht një takim i rastësishëm pas ceremonisë së 65-vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kryeministri më ftoi për një kafe dhe natyrisht pranova. Ndonëse ne jemi rivalë në politikë, për çështje të interesit të përbashkët duhet të diskutojmë dhe bashkëpunojmë. Ndamë mendime për reformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ngritjen e tij në një nivel tjetër, në mënyrë që t’u shërbejë sa më mirë politikave publike për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, agroindustrinë etj.A ju kërkoi kryeministri t’i bashkoheni koalicionit të PS-së për zgjedhjet e ardhshme?Nuk bëmë një bisedë të tillë, pasi Partia Agrare Ambientaliste është pozicionuar qartë në opozitën e kryesuar nga Partia Demokratike dhe do të dalë në zgjedhje si një forcë opozitare. Ne jemi natyrshëm në aleancën që na takon, sepse çështjet e zonave rurale e mjedisit nuk janë zgjidhur nga qeverisja e tanishme. As problemet e bujqësisë, blektorisë, agroindustrisë, apo peshkimit s’janë trajtuar si duhet nga qeveria aktuale.

Kohët e fundit ka pasur zëra, ndonëse periferikë, që ju kanë akuzuar si tregtar partish apo mandate deputetësh?

Gjatë gjithë karrierës sime politike në këto vite mbahem mend gjerësisht si njeri i fjalës së mbajtur dhe që s’kam bërë kurrë pazare personale në dëm të interesit publik apo kundër vullnetit të qytetarëve që më kanë votuar e mbështetur. Unë garova në zgjedhjet parlamentare të tri viteve më parë nën siglën e një partie tjetër dhe pavarësisht se jam sot në krye të një projekti të ri politik, mbetem brenda koalicionit opozitar. Do të dal në zgjedhje për të kërkuar sërish votën e qytetarëve si pjesë e këtij koalicioni opozitar. Prandaj akuza të tilla, që në fakt janë tejet periferike, i cilësoj të pabaza dhe besoj thjesht dashakeqëse. Vokacioni im i brendshëm për bujqësinë dhe zhvillimin e zonave rurale, besoj se gjen më shumë terren brenda një subjekti politik që i konsideron si shtyllën e vet kurrizore këto çështje, prandaj vendosa të marrë drejtimin e Partisë Agrare Ambientaliste.

Si po ecën organizimi PAA-së pas mbajtjes së Konventës Kombëtare?

Konventa ishte një ngjarje e rëndësishme për ne dhe u mirëprit gjerësisht nga qytetarët. Pati një jehonë të madhe gjithashtu në media dhe besoj jemi në rrugë të mbarë për të konkurruar denjësisht në zgjedhjet e ardhshme. Vazhdojmë me intensitet punën për të konsoliduar strukturat tona në çdo nivel, ndërsa konstatoj me kënaqësi afrimin në radhët e PAA-së të personaliteteve nga fusha të ndryshme. Kjo na jep shpresë për t’u rritur më tej si parti dhe natyrisht për t’u ofruar shqiptarëve një alternativë realisht ndryshe, sepse ka ardhur koha për zgjidhje./GSH/a.m.

Next Post
Grekët nisin hakmarrjen, kthejnë në kufi të moshuarën e lindur në Çamëri

Drejtori i policisë greke vlerëson bashkëpunimin në takimin me Çakon, por në kufi vijon kthimi i shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In