• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapa dyerve të mbyllura: Cilat janë interesat e vërteta të takimit Trump-Putin?

by Zef Mazi
12/08/2025 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga amb. Zef Mazi

I dërguari special Whitcoff bëri një takim me Putinin në Moskë. Brenda pak ditësh, kjo u pasua me takimin Trump-Putin në Alaskë më 15 gusht 2025. Alaska dikur ka qenë pronë e Rusisë që iu shit SHBA-së. Shpresohet se mund të arrihet diçka për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Nuk dihen hollësi rreth pikave të takimit, çka duhet të jenë duke u përgatitur. Nuk ka pasur rrjedhje informacioni në media, prandaj mediat, kryesisht ato qeveritare, mbushin hapësirën bosh me propagandë.

Sapo u njoftua takimi, Zelensky u ngut të hedhë poshtë planin që ende nuk është paraqitur. Prandaj, Ukraina sikur është mënjanuar, nuk duket se është fokusi i vetëm dhe prioritar i takimit, por janë një numër pikash të tjera mjaft të rëndësishme. Nuk janë prioritarë as disa drejtues evropianë, të cilët i druhen më shumë paqes sesa luftës. Kuptohet se po bëhen përpjekje jo të vogla prej tyre për të futur shkopinj nën rrota, për ta sabotuar sa munden takimin e planifikuar të datës 15 gusht 2025 dhe ecjen drejt paqes.

Injorohet kontradikta e madhe se BE-ja kërkon të jetë pjesë e bisedimeve për paqe, ndërkohë që refuzon të negociojë me Rusinë, edhe pse kanë kaluar 3.5 vjet bojkot diplomatik. Prandaj, ndryshe nga çfarë thuhet nëpër lajmet e mediave qeveritare, synimi i vërtetë i disave është të zgjatet lufta; shihet interesi për të përshkallëzuar urrejtjen, siç shihen kudo përpjekjet për të futur hundët me zor aty ku nuk të takon.

Agjencitë mediatike nxitojnë të përhapin lajme se një marrëveshje e mundshme, përmbajtja e së cilës nuk dihet ende, mund të kërkojë që Ukraina të bëjë lëshime territoriale, që shumë vende evropiane e kundërshtojnë.

Dezinformacioni (i qëllimshëm) duhet të jetë baza. Propaganda shtetërore vazhdon, ndërsa njerëzit e kuptojnë gjithnjë e më mirë se qeveritë e tyre janë bashkëfajtore në një numër krizash, duke i çuar ato në një rëndësi edhe më të vogël në sytë e njerëzve. Kaja Kallas e KE-së, edhe pse nuk e pyet kush, se flet në ajër dhe njihet për rusofobi patologjike, arrin të përdorë edhe gjuhë arrogante dhe ultimative, duke thënë, “…duhet…” të bëhet kështu e kështu! E mësuar në BE!

Ukraina po e humbet luftën shumë komplekse. Po humbasin edhe burimet që i nevojiten për luftë. Ato janë në dorën e evropianëve, të cilët, është fakt, nuk kanë mjaftueshëm, kanë edhe probleme madhore në rritje në vendet e tyre. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë më agresivët, pasuar nga Merz, i cili po humbet terren gjithnjë e më shumë edhe tek partia e tij. Zyrtarisht ata nuk kanë dërguar trupa në Ukrainë sepse, siç thonë, nuk duan të tërhiqen në luftë atje.

Popujt e vendeve të tyre nuk janë pyetur nëse janë dakord apo jo që vendi të hyjë në luftë. (Pavarësisht, ka raportime për zbarkim të rreth 240 trupave elitë franceze dhe britanike afër Odesës, siç ka edhe se janë qëlluar.) Si nuk mund të kuptohet realiteti se duhet rivendosur neutraliteti i Ukrainës për të mos vazhduar çmimi jashtëzakonisht i lartë që ajo ka paguar!

Vazhdimi i luftës në Ukrainë nuk u shërben interesave thelbësore jetike perëndimore! Ndoshta ndonjë naiv vërtet beson, çka për mua është marrëzi, që tanket ruse do të sulmojnë shtete të tjera në Evropë. Të shohësh realitetin në sy, me mendje të ftohtë, i shërbehet më mirë përpjekjeve për zgjidhje dhe për paqe. Interesi i vendit tënd është parësori. Nuk mund të ndodhë që interesi i një tjetri të qëndrojë mbi interesin e vendit tënd. Gjithçka ndryshe është vetëm të ngjallësh frikë te njerëzit, të ngresh lart gogolin e një lufte imagjinare.

Një artikull i fundit i gazetarit të famshëm investigativ, Sy Hersh, “A do e Takojë Trump Putinin?”, bazuar në informacione “nga një zyrtar”, ilustron se zyrtarë të zbulimit dhe ekspertë i bazojnë veprimet e tyre në hamendësime. Nuk kuptohet mirë se çfarë duan të thonë rusët me “shkaqet që janë në rrënjë” (të konfliktit). Hamendësimi se “kjo është një luftë tjetër për territor” nuk qëndron, se Rusia ka një sipërfaqe super të madhe territori që përfshin 11 zona kohore. Kjo luftë ka filluar dekada më parë. Në themel erdhi nga zgjerimi i NATO-s në lindje. Kjo ose nuk kuptohet sa dhe si duhet, ose bëhet sikur. Rusia i paraqiti Presidentit Biden një projekt-marrëveshje më 17 dhjetor 2021, që ishte vetëm për të mbajtur NATO-n larg nga kufijtë e Rusisë. Ajo u hodh poshtë në janar 2022. Kjo arsyeton se çfarë nënkuptojnë rusët me “demilitarizim”.

(Në parantezë, kujtoj se perplasja filloi me më intersitet pas betejës të Debaltseve, qytet ne Donbas, ndërmjet forcave separatiste proruse aty dhe në Luhansk dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Ajo luftë filloi në janar 2015 dhe forcat ruse të Ëagner rimorën Debaltseve që ishte marrë nën kontroll nga forcat ushtarake qeveritare në korrik 2014. Ajo qytezë është rrugë dhe nyje hekurudhore jetike transporti. Humbja e Debattseve i hapi rrugën Marrëveshjes Minsk 2. Merkel me ngut fluturoi në Moskë për të bindur Putinin. Marrëveshja e Misnkut u miratua nga Keshilli i Sigurimit i OKB me 15 vota pro, asnjë kundër. Në 2023 Merkel publikisht pohoi se ajo marrëveshje u bë vetëm për të fituar kohë për të armatosur Ukrainën. Ndërsa Putini tha se kishte besuar dhe ishte mashtruar.)

Hamendësimi tjetër jo i saktë është se SHBA-ja mund të bllokojë që Rusia të mos ketë akses në tregjet e naftës të Kinës dhe të Indisë. Të dyja këto shtete i kanë hedhur poshtë edhe hamendësimet edhe tarifat e Trumpit si ndërhyrje e papërgjegjshme në ekonomitë e tyre dhe do të vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia, pasi kështu e kërkojnë interesat e vendeve të tyre.

Ndërkohë mësohet se, në heshtje, është miratuar kjo tregti, sepse njihet se nafta që blejnë nga India vjen nga Rusia. Ndryshe, çmimi i naftës në botë do të ishte rritur disa fish. Nëse besohet se tarifat përbëjnë kërcënim të besueshëm për Putinin, ajo që mund të pritet është dështimi i takimit.

Sipas Hersh dhe zyrtarit burimor, “Ata duan ta mbajnë të demilitarizuar Ukrainën, jashtë kontrollit perëndimor dhe, mbi të gjitha, jashtë NATO-s.” Kjo është e saktë. Më vjen ndër mend të kujtoj këtu takimin në Shtëpinë e Bardhë, para tre ditësh, midis udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje midis tyre për t’i dhënë fund konfliktit, çka kërkon që Armenia të bëjë lëshime të mëdha territoriale. Kjo është vazhdim i planit që u përpoq të zbatohej kundër Rusisë duke përdorur Ukrainën si mjet.

Edhe pse nuk është pjesë e marrëveshjes, sipas raportimeve, Armenia planifikon të tërhiqet nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (Collective Security Treaty Organization) në fillim të vitit 2026. (Organizata ka gjashtë shtete ish-sovjetike: Armeni, Bjellorusi, Kazakistan, Kirgistan, Rusi dhe Taxhikistan.) Sipas disa raportimeve, në mënyrë sekrete, Amerika u ka premtuar Armenisë dhe Azerbajxhanit të futen në NATO nëse do ta firmosnin atë marrëveshje. Nëse do të ndodhte, kjo do t’i jepte NATO-s dalje në Detin Kaspik përmes Korridorit Zangezur. Thënë shkoqur, në vend që të ulen tensionet, të zvogëlohet kërcënimi i NATO-s, si e mendon njera pale, duket se nënshkruhet një plan për të vazhduar rrethimin e Rusisë duke hapur rrugën për Luftën e Tretë Botërore nëse është serioze që Armenia dhe Azerbajxhani do të hyjnë në NATO.

Situata nuk është aspak e qartë, por e turbullt dhe tepër e rrezikshme. Duhet kuptuar se po ndodh një evolucion në rendin botëror, ka një zhvendosje të madhe në shpërndarjen e fuqisë globale. Këto po ndodhin para syve tanë. Ato duhet të ecin paralel me shpërbërjen e propagandës së luftës, çka pasqyron rënien e rendit botëror.

Le të shpresohet që diçka do të dalë nga takimi Trump-Putin per Ukrainen dhe, së paku, lidhur me rivendosjen e marrëdhënieve të plota midis tyre, me marrëveshjen strategjike (armët bërthamore) sepse START i Ri skadon në shkurt të vitit 2026. Ai duhet të rinovohet për të evituar përshkallëzimin jashtëzakonisht të rrezikshëm që vjen nga moskontrolli i armëve!

Next Post
Zjarri i Gramshit tmerron banorët, ngrihen kampe në qytet

Zjarri i Gramshit tmerron banorët, ngrihen kampe në qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In