• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranverë e zymtë opozitarësh

by Artur Ajazi
03/04/2025 12:46
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kjo pranverë, sërish do të jetë e zymtë për opozitaristët. Ata nuk arritën të ngrihen në lartësinë e të qenit “alternativë konkurruese” me Edi Ramën. Kur nuk arrin diku, ose je i paaftë, ose tinëzar. Tek Partia Demokratike, ekzistojnë të dyja. Brënda tyre ka paaftësi të lindur, dhe tinzarëllëk të kultivuar. Ajo nuk mund të jetë më pas 11 Majit, forca e dytë politike. Nga kalkulimet rezulton se PS merr 90 deri 95 mandate, PD merr 25 deri 27 mandate, dhe pjesa tjeter ndahet mes partive të vogla, që kanë mbrapa “ustain e madh” Berisha. Por e rëndësishme, është se PD kësaj here, del me rezultatin më të dobët, sikur në krye të saj të ishte vetë Lul Basha.

Meqënëse ra fjala tek Lul Basha, mendoj se Berisha nuk ka aftësi të krijojë qasje të tilla si ajo e Edi Ramës me ish-kryetarin e PD. Ajo ishte çoroditje e madhe për Berishën. Komunikimi në distancë, me video-satirike mes Lulit e kryeministrit Rama, ishte provokuese për Berishën. Tanimë vëmëndja e shqiptarëve, nuk po shkon më drejt Berishës, por drejt Bashës, duke e parë atë si favorit kryesore që pas 11 Majit të renditet, si forcë e dytë pas Partisë Socialiste.

Përpjekja e Berishës, që nis me “firmosje kontratash me mbështetësit e tij për legalizimet”, apo dhe të tjera premtime boshe, nuk e shmangin atë nga disfata elektorale e kësaj  pranvere të zymtë opozitarësh.

Berisha qysh tani po kërkon të ngrejë gjithfarë alibish, dhe po thurr skenarë të rinj për “mosnjohjen e rezultatit”. Por ajo që pritet të ndikojë tek rezultati i dobët në 11 Maj tek “kampi opozitar”, mbetet tek qejfmbetjet që kanë nisur brënda vetë Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk mund të ndalë më furinë e zemërimeve që vijnë nga hartimi i pabarabartë i listave për kandidatët. Madje qejfmbetjet e tyre do të jenë shkaku kryesor i humbjes katastrofike të PD në 11 Maj. Mungesa e seriozitetit në hartimin e programit të PD, si dhe “toleranca” e Berishës ndaj emrave të përfolur nga partia e tij dhe aleatët, ka nisur të ketë ndasi mes vetë demokratëve nga qendra në bazë.

Në shumicën e degëve të PD-së  në rrethe pakënaqësia ka arritur deri atje sa shumë nga militantët të shprehen kundër emrave të caktuara nga Berisha. Ata shprehen se “ne nuk votojmë emra të përfolur, boll duruam një kryetar që nuk dëgjon bazën, dhe del i pabesë me ata që fituan kreun e listave në primare”. Por Berisha deri sot, i ka injoruar zërat e fuqishëm që i kanë dalë kundra tij  në bazë.

Mbështetësit dhe militantët e PD, nuk e shohin gjëkundi vehten tek program që mundohet të shpalosë Berisha darkave në ekranet e ndonjë televizioni “me rreze të shkurtër veprimi”. Gjithsesi ajo që mbetet e sigurtë sot dhe deri në 11 Maj, është fakti se, PS fiton bindshëm zgjedhjet, dhe se PD do ta shohë vehten e katërta ose e pesta në renditjen përfundimtare të partive politike përsa i përket rezultatit përfundimtar. Kjo disfatë sigurisht do të vendosë dhe fatin politik të ish-liderit historik.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 4 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
A bëni pjesë? Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

A bëni pjesë? Zbuloni tre shenjat e Horoskopit që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In