• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranon me krenari tradhtinë me suedezen, Kastrioti: Vetëm me një e kam…

by A R
06/06/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh të cilët prej kohësh kanë pasur probleme. Ata kanë jetuar 5 vite në Suedi, ku bashkëshorti Kastrioti e tradhtoi Imeldën me shefen e tij suedeze. Sipas saj ai ikte me ditë të tëra nga shtëpia dhe nuk i interesonte se kishte gruan dhe 4 vajza në shtëpi, ku njëra prej tyre është edhe me probleme shëndetësore.

Pas një diskutimi të fortë ku Imelda e refuzonte dhe i thoshte se nuk e do më, u zbulua se Kastrioti kishte lindur me dëshirë edhe një djalë me të, pavarësisht çdo gjëje.

Eni Çobani: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë nga një burrë shqiptar që kishte krenari kaq të madhe.

Kastrioti: Vetëm 1 ishte.

Ardit Gjebrea: Kastriot ke 4 vajza dhe paramendo që këtu është një nga vajzat e tua dhe aty është bashkëshorti i saj që flet në këtë mënyrë, si do të të vinte?

Kastrioti: Janë çështje private, nuk mund të ndërhyj në jetën familjare të dikujt tjetër.

Kastrioti thotë se këtu ka tradhti, bashkëshortja ka shkuar më parë dhe ka treguar si është historia që po mbrohet ajo. Ai kërkon që t’i hapë derën e shtëpisë sepse ka bërë edhe prindërit e tij pas vetes. Imelda ka treguar se edhe pasi është kthyer në Shqipëri ai rri online gjatë gjithë kohës duke folur me suedezen dhe gjërat janë edhe më të thella sesa duket.

Kastrioti nuk e ka problem që të pranojë tradhtinë bashkëshortore, nuk e konsideron as gabim, por thjesht një gjë që e ka sjellë jeta dhe nuk e konsideron si diçka të rëndë.

Eni Çobani: Pse vazhdon ende me të, do të kthehesh tek ajo?

Kastrioti: Normal që dua të kthehem se aty është gjysma ime atje.

Imelda: Shikoje moj zonja Eni çfarë thotë, ai ka për të treguar një gjë tjetër më të madhe.

Kastrioti: Kam lënë dhe unë diçka atje.

Imelda: Ta dëgjojnë të gjithë se kush është Kastrioti.

Ardit Gjebrea: Kastriot mos më thuaj që ke bërë ndonjë fëmijë me të.

Imelda: Po zoti Ardit ka.

Kastrioti: Këtu ka tradhti nga brenda.

Ardit Gjebrea: Të betohem që nuk dija gjë, madje as rastin nuk e dija.

Eni Çobani: Kjo gjëja e fundit Kastriot të lë pa frymë.

Ardit Gjebrea: Për çfarë e bërë fëmijën nëse nuk e doje suedezen?

Kastrioti: Po do s’do ti ndjen diçka, bën një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po mirë mo si do rritet ai fëmijë pa baba?

Kastrioti: Unë i kam dhënë të gjitha të mijat zoti Ardit dhe thjesht nuk më kanë dhënë atësinë dhe për këtë është problemi.

Imelda nuk ka dashur që ai të vazhdojë luftën për t’i dhënë atësinë fëmijës prandaj ajo i kërkon atij të shkojë të jetojë me suedezen dhe atë ta lejë të qetë.

Next Post
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In