• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranoi mandatin, aleati i Bashës: PD ka lajthitur, nuk e ka me tapi opozitarizmin

by A R
19/04/2019 11:39
Artur Roshi

Artur Roshi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre aleatë të Lulzim Bashës pranuan dje që të marrin mandatin e deputetit duke ‘tradhtuar’ liderin demokrat në aksionin opozitar për rrëzimin e Ramës. Mes tre emrave është edhe Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat. Përmes një postimi në Facebook ai sqaron të gjitha arsyet e vendimit që e çuan që të pranonte mandatin. “Sot edhe vetë vendim-marrësit, PD-ja pranojnë se ishte një veprim i gabuar, i fortë dhe kundër parimeve të demokracisë Euro-Atlantike.

Lind pyetja pse marrja e mandatit konsiderohet tradhti dhe jo një korrigjim i gabimit emocional e lajthitës të PD?” shkruan ndër të tjera ai. Zef Shtjefni i Partisë Ora e Shqipërisë dhe Nikolin Staka i Lëvizjes Demokratike për Ndryshim, PLDN, ishin dy kandidatët e tjerë në listat e PD-së që pranuan mandatin. Aktualisht në Kuvend janë 102 deputetë, mes të cilëve 23 nga opozita e re, ndërsa edhe 7 të tjerë pritet që të betohen duke e dërguar numrin në 109.

Postimi i plotë i Artur Roshit

Pse pranova të marr mandatin për në parlament ?

Emri im në listat e PD tregon qartë se është pjesë e një marrëveshjeje që erdhi si detyrim për ne si aleatë për të mos garuar në zgjedhje dhe të votohej vetëm sigla e PD,pra defacto mandati që marr është i Ballit Kombëtar Demokrat sepse votat tona në gjithë Shqipërinë bëjnë të paktën dy mandate.

Sot po marr një mandat që të mohuar nga PD në 2017.

Lista e PD përfaqësonte listën e gjithë koalicionit Opozitar dhe si të tillë për “diegien “ e mandateve duhet të ishim pyetur nga PD para vendimit.

Kjo gjë nuk ndodhi as për etikë.

Kështu kemi një vendim thjesht të PD,i cili nuk shtrin efektin e tij tek unë që nuk jam anëtar i saj.

Megjithatë pavarësisht se isha skeptik për vendimin e saj,e përkraha si gjest politik që të jepte efekt duke vepruar mbi sedrën e kryeminitrit për tu tërhequr.

Efekti ishte zero mbi Ramën si njeri që pushtetin nuk e ndërron me asgjë morale.Pra kalkulimet politike të këtij akti janë bërë keq.

Sot edhe vetë vendim-marrësit ,PD-ja pranojnë se ishte një veprim i gabuar,i fortë dhe kundër parimeve të demokracisë Euro-Atlantike.

Lind pyetja pse marrja e mandatit konsiderohet tradhëti dhe jo një korigjim i gabimit emocional e lajthitës të PD ?

Kush është ndryshimi tek unë,dje Opozitar jashtë parlamentit dhe sot po Opozitar në parlament.

Nuk ka sens logjika se Opozita jashtë Parlamentit do ta rrëzojë Ramën,ndërsa Opozita në Parlament bashkpunon me Ramën.

Opozitat janë Opozita pavarësisht rrugëve të ndjekura dhe fuqisë së tyre.

Dje ishte në Parlament Opozita që është sot jashtë.

A ishte ajo bashkpunëtore e Ramës ? Me logjikën e vetë PD, Po.

Si ndyshoi brënda një dite nga bashkpunëtore në të kundërtën e saj ?

Shigjeta e të drejtës Opozitare shkon nga shkon PD ?

Kush e cakton statusin e Opozitarit ,-PD-ja ?

Opozita nuk është tapi e më të fortit.

Në gjithë këto vite,PD është një Parti Opozitare parciale e Partisë Socialiste thjesht për pushtetin dhe jo Opozitare e filozofisë së majtë mbi të cilën qeveris ajo.

Kjo dukej dje dhe sot,sepse PD asnjëherë nuk vlerësoi dhe të tregonte mirënjohje për votat që merr nga ish të përndjekurit politikë,ish-pronarët,të cilët kanë treguar devotshmëri për të.

Unë vetë kam sakrifikuar për PD, kujtoj “çështjen e të ndjerit Hakile Rama”,dhe kam marrë prej saj shijen bajate të mosmirënjohjes.

PD që prej dy vjetësh ka organizuar tryeza të koalicionit Opozitar vetëm me partitë parlamentare duke shpërfillur ne jo-parlamentarët besnikë.

Edhe mbas “diegies” së mandateve që ishim të gjithë jo-parlamentarë sërish ne aleatët tradicionalë besnikë na la jashtë tryezave të saj.

Unë pjesëmarrës në çdo protestë,por u ndjeva i fyer kur Basha lexoi emrat e çdo partie me perjashtim tonin si aleatë besnikë.

Pra PD ka përçmuar besimin tonë ndaj vetes së saj.

Përtej çdo raporti politik apo personal,

Vendimi im për marrjen e mandatit nuk është as cinik,as meskin dhe as kapriços,por një veprim i matur nën sytë e Optimistit të Çërçill-it,që në çdo rrezik shikon një mundësi.

Ky vendim tenton të ruajmë egzistencën tonë politike,ngaqë besnikëria jonë e egzagjeruar ndaj PD po na çonte drejt asgjësimit duke na shpërfillur në raport me aleatët e tjerë të saj.

Ky vendim tenton në forcimin e linjës tonë politike dhe krijimin e një produkti politik mbi filozofinë Konservatore Moderne Europiane që predikojmë si vazhdimësi e Mid’hat Frashërit.

Ky vendim tenton në kontributin për instalimin në kodin zgjedhor të votës së lirë, si themeli i një sistemi demokracie të vërtetë në fillim dhe si mekanizëm kontrolli i këtij sistemi në vazhdimësi.

Ky vendim hap derën e një taktike politike që i shërben Partisë që drejtoj,për të tërhequr vëmëndjen dhe për të rritur komunikimin me publikun, e cila është në të njëjtën dinamikë me protestën dhe rekomanimet e ndërkombëtarëve.

Futja ne parlament korigjon vendimin që tashmë duket i dështuar i Opozitës dhe kjo është një detyrë dhe bonses për të maximalizuar energjitë Opozitare në kushte të tjera.

Ne nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën mëndje që bëri diktaturën,të bëjmë edhe demokracinë.

Ky është problemi real i politikës sonë sot.

Sipas PD :- PS është përsëmbari vetëm se ja prish kryetari.

Pra u zgjidhka problemi në se ikën vetëm kryetari ?

Unë them jo,dhe duhet të iki nga pushteti kryetari së bashku me PS,sepse filozofia e tyre Marksiste prodhon me shumicë dhe në seri kryetarë po si ky,ndaj duhet të jemi kundër sistemit që ka ngritur e majta.

Une do jem nder ata qe do mundohem te krijoj kohezion me opozitarizmin brenda parlamentit me ate jashtë.

Qendrimi im do jete në vazhdimësi e qëndrimeve që kam patur,derëhapur ndaj bashkpunimit me PD dhe anti-komunist,anti-Rame,anti-PS sa te kem fuqi.

Une besoj ne intuiten time politike,prandaj them se në kohën që logjika do zvendësojë emocionin politik të momentit,Opozita brënda Parlamentit dhe ajo jashte Parlamentit do kenë një rezultante që do godasë përfundimisht hiearkinë e sistemit të mjerimit të formësuar nga kjo qeveri e majtë.

Meqënese “e drejta “ , si koncept që nuk është prone e askujt, dhe as privilegj i të fortëve ,as e Golisë dhe as e Davidit , dhe meqë e njoh natyrën e saj dinamike pranoj që ndoshta dëshpërimi dhe humbja e besimit tek PD , pamundësia ime për të mos injoruar mosmirenjohjen e saj ka ndikuar ne gjykimin tim.

Megjithate siç tha Krishti :

“ Ai që s’ka asnjë mëkat le ta hedh gurin i pari”

Next Post
Grabitja në Rinas, identifikohen dy nga autorët

Grabitja në Rinas, identifikohen dy nga autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In