• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranoi ankimimin e Alibeajt/ ‘Rithemelimi’ çon gjyqtaren në ILD, kërkon shkarkimin e Blerina Muçës

by Java News
10/05/2022 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njohu si palë Alibeajn në ankimin për vendimin e gjyqtarit Zhukri, ‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça.  Kërkesa i është dërguar Artur Metanit, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, drejtueses Pamela Qirko.

Rithemelimi kërkon fillimin e hetimit dhe paraqitjen e kërkesës për marrjen e masës disiplinore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të “pezullimit nga detyra” për gjyqtaren Muça, dukë kërkuar shkarkimin për shkak të shpërdorimit rëndë të detyrës.

Përmes një vendimi të datës 22 prill, gjyqtarja Muça rihapi çështjen e kontrollit të PD. Ajo pranoi ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm.

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD  perfaqesuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022.

Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

Pasi gjykata pranoi ankimin e Alibeajt ka ardhur edhe reagimi i Komisionit të Rithemelimit, ku përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso e konsideroi nul vendimin e Gjykatës. Sipas tij, Alibeaj nuk është palë në çështje. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi i cili thotë se Berisha është me dy standarde, kur i pëlqen vendimi i zbaton, por kur nuk i pëlqen sulmon Gjykatën. Më tej Bardhi thotë se koha kur kërcënoheshin gjykatat dhe gjyqtarët i përkasin sëshkuarës.

Përfaqësues ligjorë të Rithemelimit janë shprehur më herët se Enkeleid Alibeajt nuk mund të ankimonte vendimin e Agron Zhukrit duke qenë se nuk ishte palë në proces. Por gjyqtarja Blerina Muça vendosi ta pranojë ankimin e palës ankuese, Alibeaj, duke e kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Apelit.

Blerina Muçën, të njëjtën gjyqtare që sot i dha një hap shprese drejt shkallës së dytë të drejtësisë, Enkeleid Alibeaj e ka dërguar në Apel për 18 dhjetorin. Blerina Muca regjistroi vetëm kuvendin e 17 korrikut 2021 të PD-së dhe refuzoi të shqyrtojë kërkesën për regjistrimin e 18 dhjetorit, duke argumentuar se kishte shkelje procedurale.  Kështu, në Apel PD pret të arrijë, rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe regjistrimin e statutit të 18 dhjetorit.

Në vendimin që i hapi rrugën Sali Berishës për të hyrë në selinë blu me statutin e Komisionit të Rithemelimit si organi drejtues deri në kuvendin e 30 prillit, Zhukri quajti të ligjshëm dorëzimin e firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës dhe drejtimin e një Kuvendit të 11 dhjetorit nga një komision me anëtarë që duhet të propozoheshin nga Lulzim Basha sipas statutit, por që i propozoi Berisha dhe Paloka. Gjyqtari Agron Zhukri, në konflikt interesi regjistroi statutin e miratuar në Kuvendin e Thirrur prej Sali Berishës, në të cilin delegatët vendosën edhe shkarkimin e Lulzim Bashës si drejtues i PD, por edhe organeve drejtuese të Partisë.

Kujtojmë se ndonëse Sali Berisha sillet si drejtues i PD dhe e ka marrë të mirëqenë faktin se sipas tij Komisioni i Rithemelimit është një organ legjitimin dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për zbatim, në Gjykatën e Tiranës rezulton ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit prej datës 25 marsit ka marrë kontrollin e selisë së PD-së, por gjykata nuk e njeh atë ligjërisht. Gjykata ka thënë se do të pritet vendimi deri sa të marrë formë të prerë për të regjistruar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu ndryshimet statutore të Sali Berishës, pasi vendimi i tij është apeluar nga PD dhe ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë.

g.kosovari

Next Post
Britania hedh poshtë deklaratat e Putinit se NATO po përgatitej të sulmonte Rusinë: Shenja dëshpërimi

Lufta në Ukrainë/ Putin humb besimin tek spiunët e tij, bën lëvizjen e papritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In