• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranimi i formularëve të Dekriminalizimit jashtë afatit, Prokuroria thërret Luzin dhe Bibën

by Java News
23/03/2017 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, dhe kryetari aktual Denar Biba pritet të thirren për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimin që ka nisur për ligjin e dekriminalizimit. Nisja e hetimit të Prokurorisë ndaj KQZ-së është konfirmuar nga ana e Prokurorisë në mënyrë zyrtare në datën 16 shkurt 2017.

Problematika që u bë shkak për nisjen e hetimeve ndaj KQZ-së u zbulua nga Prokuroria gjatë verifikimeve për ish-deputetin Armando Prenga, deputetin Artan Gaçi dhe kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas Prokurorisë, në këto raste dhe në disa të tjera, KQZ kishte pranuar “plotësim apo korrigjim formulari përtej afatit që përcaktonte ligji i dekriminalizimit”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë, tej afateve ligjore. Afati i dorëzimit të formularëve është brenda dy muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit 17/2016. Afati i fundit për të gjitha subjektet ka qenë data 4.05.2016.

Nga dokumentacioni i përcjellë rezulton se për këta tre subjekte, KQZ-ja, në kundërshtim me ligjin, ka pranuar një formular të dytë, me të dhëna shtesë, në qershor 2016”, thuhet nga Prokuroria. Sipas ligjit për dekriminalizimin, afati për dorëzimin e formularëve nga zyrtarët ka qenë data 22 prill 2016. Por, ndërkohë, pas kësaj date janë pranuar shtesa e korrigjime nga 21 zyrtarë e deputetë, dhe kjo ka ndodhur me një vendim kolegjial të 7 anëtarëve të KQZ-së.

FORMULARËT JASHTË AFATIT

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas konstatimit të problematikave në vendimet e veprimet e KQZ-së, ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit pritet që në javët e ardhshme të marrë dëshminë e kryetarit aktual të KQZ-së, Denar Biba, dhe paraardhëses së tij, Lefterije Luzi.

Nga ana tjetër, mësohet se Prokuroria e Tiranës, e cila po heton rastin, ka kërkuar shpjegime me shkrim nga ana e KQZ-së. Shpjegimet janë kërkuar për bazën ligjore e procedurale, që është përdorur për pranimin e plotësimeve e korrigjimeve të formularëve përtej afateve që janë përcaktuar në ligjin e dekriminalizimit.

Mësohet se kërkesa për informacion në lidhje me këtë çështje i është kërkuar personalisht secilit prej anëtarëve të KQZ-së. Ky institucion, ndërkohë, është duke hartuar përgjigjen për Prokurorinë, ndërsa jozyrtarisht mësohet se plotësimi i formularit apo korrigjimi i tij është pranuar për zyrtarë të lartë, qofshin ata deputetë të Kuvendit nga maxhoranca e opozita, apo drejtorë në administratë.

Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se vendimi për pranimin e shtesave, korrigjimeve e plotësimeve të formularit në një afat të dytë, veç atij që përcakton ligji, ka qenë kolegjial, pra i miratuar nga shtatë anëtarët e KQZ-së.

Po kështu, burimet kanë thënë se shtesat e formularëve dhe korrigjimet janë pranuar për deputetë të maxhorancës dhe opozitës, pra nga të dy krahët, pa favorizuar persona të veçantë./Panorama/a.m.

Next Post
Sulmi në Londër, parlamentari hero që i erdhi në ndihmë policit të vrarë

FOTOT/ Si u pasqyrua terrori sipas mediave britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In