• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranimet në Universitete, sot shpallen fituesit, Kule: Studentët të nisisn regjistrimet

by Java News
05/09/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Data 5 shtator ka shënuar shpalljen e fituesve të raundit të parë nëpër universitete. Në Fakultetin Ekonomik, dekani Dhori Kule tha se 1.325 maturantë janë shpallur fitues mes 19 mijë konkurrentëve.

“Duke qenë se konkurrojnë në shumë degë, vetëm brenda grupit të konkurrentëve në Fakultetin e Ekonomisë, në qoftë se ata që janë fitues do të regjistrohen të gjithë, mbeten 352 kuota të paplotësuara, sepse janë shpallur fitues njëkohësisht në 3 apo 4 degë. Pra, të gjithë ata që e shohin veten pas listës të jenë në pritje me optimizëm, sepse do të bëhen së shpejti kandidatë, e nga kandidatë në studentë të Fakultetit të Ekonomisë”, u shpreh Dhori Kule, dekan.

Dekani i Fakultetit Ekonomik iu kërkon studentëve fitues të nisin procedurat e regjistrimit, duke paraqitur dokumentet origjinale pranë Sekretarive të Departamenteve.

“Në procesin e regjistrimit, që t’u heq edhe ndonjë merak që mund ta kenë me të drejtë maturantët dhe familjet e tyre, do të bëhet njëkohësisht edhe kontrolli i asaj që është bërë ‘online’. Do të kemi dëftesat origjinale të maturantëve, do t’u bëhet rivlerësimi i mesatares dhe i gjithë treguesve të bëra ‘online’ në mënyrë manuale”, theksoi më tej Dhori Kule, raporton TCH.

Listat me emrat e studentëve fitues janë shpallur “online”, por edhe fizikisht pranë fakulteteve, ndërkohë që do të paraqiten edhe pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Next Post
VETTING-U/ Parlamenti e miraton me 88 vota. Dule abstenon, opozita bojkoton

Nis sesioni i ri parlamentar, Meta: Reforma në Drejtësi dhe ajo Zgjedhore, kryefjala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In