• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranimet në administratë, hapen dyert për studentët e kandidatët jashtë sistemit

by Java News
26/12/2018 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata publike hap dyert për të gjithë kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Vendimi vjen disa ditë pasi kryeministri Edi Rama premtoi 1 vende pune në administratë për studentët me mesatare mbi 9. Nëse deri më tani, në shumicën e vendeve të lira në administratë alternoheshin po ata punonjës që ishin brenda sistemit, një vendim i fundit i qeverisë, hap rrugën për t’u bërë pjesë e administratës çdo kandidat jashtë saj, që plotëson disa kritere të parashikuara në ligje dhe vendime, sipas profilit të punës.

Sipas shqiptarja.com, bëhet fjalë vendimin e qeverisë nr. 746, datë 19.12.2018, i cili ndryshon vendimin nr. 243, datë 18.3.2015, për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive. Vendimi ndryshon pikën 10 të kapitullit dy të vendimit në fuqi, për procedurat e pranimit në administratë. Pika 10 e ndryshuar përcakton që shpallja e procedurës për pranimin në administratë është e hapur për të gjithë kandidatët nga jashtë shërbimit civil.

Në praktikën e deritanishme, një vend vakant ishte fillimisht i hapur vetëm për punonjës të administratës dhe vetëm nëse ky proces dilte i pasuksesshëm, kishin mundësi të merrnin pjesë kandidatë jashtë sistemit. Krahas heqjes së kësaj barriere, vendimi i fundit i qeverisë, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi, parashikon edhe ndryshimin e nivelit të pikëve të mundshme për kandidatët për të kaluar në një fazë tjetër të testimit. Konkretisht, në vendim thuhet se nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për të kaluar në procesin e vlerësimit të jetëshkrimit. Vlerësimi me shkrim është deri në 60 pikë.

Ndryshimi i vendimit

Pika 10 ishte
-Dokumentacioni duhet të dorëzohet jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurrim.

Pika 10 bëhet 
-Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët nga jashtë shërbimit civil. Dokumentacioni duhet të dorëzohet brenda datës së përcaktuar në shpalljen për konkurrim. Kjo datë përcaktohet duke siguruar që afati i dorëzimit të dokumentacionit të mos jetë më i vogël se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në:

-Faqen zyrtare të DAP-it dhe portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për institucionet e administratës shtetërore;

-Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit dhe në ambientet e brendshme, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore.

a.cupaj

Next Post
Trumpi i paqartë,  e di por nuk e dëgjoj incizimin e vrasjes së Khashoggit

SHBA, frikë nga"dhjetori i zi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In