• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Prania e Berishës e pengon opozitarizmin “, Mërtiri: Ja cili është qëllimi i vërtetë i ish-kryeministrit!

by B K
03/12/2024 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthimi i Berishës në parlament seancën e sotme plenare ishte një kthim pa lavdi.

Sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në studion e ‘Tirana Live’ komentoi kthimin e liderit të PD në parlament si dhe u shpreh se Berisha është një kandidat që nuk përbën problem për Ramën pasi cdo argument I tij I kthehet në të kundër.

“Nuk e di cfarë ndodhi që sot ishin shumë miqësor të gjitha palët në një kohë kur Berisha mendon që duhet një mosbindje civile, qeveri teknike. Berisha ka shpallur që është në luftë me qeverinë dhe ndërkohë sot shfaqet triumfalist që s’keni çfarë më bëni. Ishte një përpjekje për t’i treguar të djathtëve që ne do fitojmë. Dhe amendamenti për shpenzime luksi është pozitive se në një vend të varfër, qeveria nuk duhet të bëjë shpenzime të mëdha. Familja e Berishës ka jetuar në luks, qeveria e Berishës ka qenë e korruptuar dhe e bën non sense retorikën e tij.

Rama do të ketë përballë Berishën sepse e mund kollaj dhe çdo argument i kthehet në të kundër. Nëse e akuzon Ramën për të korruptuar, publiku e akuzon edhe atë . Nëse akuzon që është qeveri luks, të njëtën gjë do të thoni dhe për të. Kësaj opozite i kanë rënë karta e opozitarizmit dhe për të qenë bindës. Qëllimi i Berishës ishte për të treguar që ju po më luftoni dhe po më pengoni të bëjë opozitë. Kjo reflektohet dhe në gjuhën e artikuluar shpesh që Rama po bën grusht shteti për opozitën. Ai po përpiqet të tregoj që nuk jam me Ramën, por jam kundër Ramës gjë që nuk është e vertetë sepse ata janë bashkë.”-tha analisti.
Sociologu e etiketojë prezencën e Berishës në PD si një pengues të rotacionit politik dhe që do të garantonte qëndrimin e Ramës në pushtet.

“Në fushatë Berisha do jetë prezent dhe është pozitive për opozitën sepse kur lideri është prezent performanca e partisë është më e mirë. Prania e Berishës e pengon opozitarizmin sepse për sa kohë të jetë aty nuk e rrëzon qeverinë. çdo ditë që Berisha zgjat qëndrimin në opozitë si dhe cdo gënjeshtër që i thotë të djathtëve, zgjat agoninë e Berishës dhe berishizmit. E vetmja mënyrë që opozita të bëhet e fuqishme është të largojë Berishën dhe berishizmin. Nëse nuk e bënë këtë thjesht mban gjallë Ramën në krye të qeverisë dhe pengon rotacionin aq të nevojshëm.”

Mërtiri përgëzoi punën e Spak si një prokurori serioze dhe e pavarur me qeverinë dhe etiketojë Berishën si sulmues të Spak.

“Kemi një prokurori këto 32 vite që seriozisht është e pavarur nga qeveria dhe ka vënë në siklet qeverinë. Në cdo rrethanë tjetër kjo qeveri do ishte e rrëzueshme sepse i është kapur shumë persona nga rradhët e tyre. Fakti që kjo nuk ndodh tregon që në cfarë derexheje është opozita. Opozita bëhët e pabesueshme dhe është patericë, në vend të sulmojë Ramën sulmon atë që sulmon Rama. Spak ka bërë atë që kjo qeveri se ka bërë në 12 vjet. Kjo opozitë po merret vetëm me spak. Berisha ka shpikur dy gënjeshtra duke nxitur që spak është fajtor, është prapë e paprecedent. Sali Berisha nuk ka qëllim të mund Ramën por po kordinohet shumë mirë në lojën e tyre politike. Sali Berisha po kërkon të sulmojë Spak, të njëjtën qëllim që ka dhe Rama.”-përfundoi ai.

Next Post
Bota po “zien” nga lufta/ Erdogan bisedë telefonike me Putinin, zbardhet diskutimi mes tyre

Bota po "zien" nga lufta/ Erdogan bisedë telefonike me Putinin, zbardhet diskutimi mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In