Dëgjesat me qytetarët për problematikat e tyre, nismë e qeverisë e njohur si ‘Prania Besnike’, vijon sërish pasditen e sotme suipas kalendarit të përcaktuar (çdo të premte).
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një njoftim se takimet zhvillohen në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë.
Kujtojmë që javën e kaluar, kryeministri nuk mori pjesë në ndonjë prej takimeve pasi ndodhej në Asamblenë e OKB-së në SHBA.
“Mirëmëngjes, dhe me të premten e Pranisë Besnike, që sot vijon në orën 17.00 në të gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Mekanizmi i ri komunikimi me qytetarët erdhi si rrjedhojë e protestës së vazhdueshme të qytetarëve, që sipas Ramës, s’janë dëgjuar dhe janë shpërfilluar nga funksionarët.
“Dëgjesat janë kusht për përgjigje, do jemi të gjithë aty ku kërkon Prania Besnike”, shprehet kryeministri mes të tjerash.
Ndërkohë në shërbim të qytetarëve është dhe platforma ‘PasqyrëAlbania’, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Pogradec. Platforma do të funksionojë përmes dy sektorëve, “Flamingo Albania” dhe “Radar”.
“Flamingo Albania” do të mbledhë të gjitha problematikat e qytetarëve që nuk kanë marrë zgjidhje nga administrata. Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse. “Radar” do të shërbejë për gjurmimin e tyre në kohë reale se ku ndodhet ankesa, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja e saj.
Synimi është që problematikat e qytetarëve të marrin zgjidhje brenda dy javësh.












Me kë tallet ky gangster?! Njësia bashkiake nr.8 këtu në Tiranë,kuk ka deputet… sepse zonja Mimi Kodheli i humbi zgjedhjet!Kush na përfaqëson ne në Kuvendin e Shqipërisë ?! Përgjigje:Na përfaqëson : Gangsterizmi qeveritar shqiptar i kryesuar nga Kryemafiozi Edi Rama që pranoi të takonte kreun e Sinaloas në zyrën e tij në Kryeministri.(Janë me të dhe figurë fjalët e këtij tradhtari të kombit shqiptar të thëna para kamerave:Po e kam pritur në zyrën Time kreun e Sinaloas…e çfarë pastaj?!…(Kjo qe përgjigja…Të tjerat i kuptoni vet:Unë jam Shteti, partia,qeveria,krimi,Sulltani..Ky maskara …që do të dridhej edhe Hitleri në varr nga pushteti i pakontrolluar që ka.(Po flas për pushtet absolut të krahasuar me Hitlerin…dhe jo për krimet e Hitlerit)..
Edi Rama ka bërë genocid me popullin shqiptar pasi kërcënon me Gogolin e Urisë pensionistët shqiptarë dhe shtresat më vulnerabël të shoqërisë…ka bërë genocid ndaj popullsisë shqiptare se ka larguar nga Shqipëria rreth 1200000 (një milion e dyqind mijë shqiptarë..
Dhe kjo është e tmerrshme