Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe masa të tjera arresti për persona të cilët dyshohet se kanë shantazhuar ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici me publikimin e video-skandalit seksual në zyrën e tij.
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi raporton se që pas publikimit të videos janë kryer hetime edhe ndaj vajzës që shfaqej në zyrën e Gjicit për të identifikuar personat e tjerë me të cilët ka bashkëpunuar për të realizuar videon dhe më pas për të shantazhuar Gjicin.