Një 39-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Florjan Qafa u vu në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimit në komisariatin numër 1, ku u finalizua operacioni “Star”.
Ai rezulton të jetë i dënuar më parë me 8 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” më 14 korrik të 2016-ës, vendim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës. /b.d