Policia e Divjakës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e 23-vjeçarit Juljan Rustamin, i cili ishte shpallur në kërkim për përdhunim dhe përndjekje. 23-vjeçari nga Çerma e Sipërme, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me ish-bashkëshorten në banesën e motrës së kësaj të fundit në Tiranë. Pas arrestimit, Juljan Rustami u është dorëzuar shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.
ma.me