Një 63-vjecar nga fshati Ngracan u arrestua nga Policia e Mallakastrës pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një 30-vjecare.
Sipas Policisë, është vetë 30-vjecarja e cila ka kallëzuar tek uniformat blu se Myzaver Kaziaj ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Sipas dëshmisë së saj, 63-vjecari ka tentuar të abuzojë me të në arat e fshatit Ngracan në Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë./a.m.