Djali i deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi, është prangosur nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. G. Fufi vetëm 16 vjeç është arrestuar sëbashku me një 17 vjeՎare, e cila u përpoq të fshihte në çantën e saj pistoletën që mbante djali i deputetit të PD-së. Për momentin policia nuk bën të ditur emrin e 17 vjeçares. Prangosja e 16- vjeçarit erdhi pas informacioneve se djali i Mhill Fufit mbante pistoletë në shkollë, pas një zënke që ai kishte pasur disa ditë më parë në shkollën “Vasil Shanto” me bashkëmoshatarë të tij.









