Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Malësisë së Madhe, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi në fshatin Vakë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak”, njofton Policia.
/a.r