Policia e shtetit ka arrestuar dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017. Së bashku me dy vëllezërit Seferi ishte edhe shtatasi Viktor Gjergji edhe ky i fundit i arrestuar.
Gjatë operacionit në Mamurras, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ka patur edhe një shkëmbin zjarri. Arben e Astrit Seferi sapo kanë parë policinë kanë hapur zjarr ndaj tyre, por në fund forcat e rendit kanë mundur tu venë prangat.
Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal./l.m