Tre vëllezër janë arrestuar mesditën sotme pasi kanë gjobitur një person, duke e kërcënuar atë me jetën e tij dhe familjes. Në pranga ka rënë Xhekson Titini, i cili është edhe “koka”, si dhe dy vëllezërit e tij binjakë E. T dhe A. T., të lindur në Dibër, por banues në kryeqytet.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se tre vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një personi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.
Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim./l.m