Ishin kthyer në tmerrin e shoferëve dhe pronarëve të makinave, por arrestohen nga Policia e Vlorës me akuzën për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave zyrtare, janë arrestuar shtetasit G. S., 28 vjeç, R. S., 21 vjeç dhe M. L., 24 vjeç, me banim në Babicë e Madhe, Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tyre pasi ditën e djeshme këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa materiale (bateri makinash, naftë dhe vegla kamioni) në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim./l.m