Bako Buzheri, i shpallur në kërkim, u arrestua nga policia e Gjirokastrës. Buzheri është pikasur sot nga forcat e policisë, por sapo ka vënë re praninë e uniformave blu ai është larguar me automjet.
Në ndjekje të tij u vunë forca të shumta policie, të cilat mundën ta arrestonin. Edhe në momentin e prangosjes, Bako Buzheri ka kundërshtuar policinë duke bërë rezistencë. /l.m