Një operacion anti-drogë i policisë greke ka çuar në arrestimin e një shqiptar i cili po transportonte lëndë narkotike.
Shtypi grek raporton se në Follorinë u ndalua një makinë e mbushur me drogë. Brenda saj u gjetën dhe u sekuestruan 104.8 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte ndarë në 20 pako të vendosura në katër çanta.
Policia arrestoi shqiptarin, i cili drejtonte automjetin me kanabis. Identiteti i tij nuk është bërë me dije, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të gjetur persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
a.ç