• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranga kreut të grupit kriminal në Shkodër, trafikoi kokainë në 5 vende të BE-së (video)

by Java News
26/06/2019 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet në Shkodër kreu i një grupi kriminal gjatë një operacioni të nisur nga Danimarka, në bashkëpunim me pesë vende të tjera të Bashkimit Europian dhe Shqipërinë. Kreu i grupit kriminal që u arrestua në Shkodër është Astrit Beqiri 51 vjeç. Ai u prangos mëngjesin e sotëm në banesën e tij pas hetimeve disa mujore, ndërsa akuzohet për pastrim parash, grup të strukturuar kriminal dhe kryere e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Gjithashtu u shpall në kërkim një tjetër person, por për arsye hetimi, policia deklaron se nuk bëhen të ditura gjeneralitetet. Nga operacioni u sekuestruan në Shqipëri rreth 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete dhe 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro.

Por si nisi operacioni? Operacion ndërkombëtar antidrogë  i koduar “Goldfinger” nis dhe u drejtua nga autoritetet e hetimit në Danimarkë. Operacioni ishte i shtrirë në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri. Autoritetet daneze të hetimit bashkëpunuan me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, që në fazën e hetimit proaktiv, i cili kishte në fokus goditjen e grupit kriminal që vepronte në shtetet e mësipërme, në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, etj.

Procedimi u regjistrua në vitin 2019, ndërsa sot në koordinim me EUROPOL, autoritet e hetimit të Danimarkës, ato të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Shqipërisë u realizua goditja në një kohë, të këtij grupi kriminal. Sipas policisë është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Si rezultat i operacionit u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim, që pas nisjes së procedimit, po ashtu u sekuestruan 40 kg kokainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme, etj./l.m

Next Post
Aktorja e quajti “përbindësh”, reagon ish-futbollisti

Aktorja e quajti "përbindësh", reagon ish-futbollisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

January 14, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Shqipëria ka nevojë për amnisti politike! Mos na hapni barkun me..

January 14, 2026
Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

January 14, 2026
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

January 14, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

January 14, 2026
Nëntori i Braktisjes së Berishës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha/ Merret vendimi në PD, ja ora në të cilën do të zhvillohet

January 14, 2026
Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In