• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranga grupit që shpërndante kokainë në Tiranë, mes të arrestuarve motër e vëlla

by Java News
18/06/2019 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër persona, mes tyre vëlla e moter janë vënë në pranga nga policia, si pjesë e një grupi që shpërndante ne Tirane droga të forta, heroine e kokaine.

Sipas policise, arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”.

“Nga informacionet e grumbulluara dyshohej se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike”- njofton policia.

NJOFTIMI

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Perimetri”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë.
– M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë.
– M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacionet e grumbulluara , dyshohej se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Nga ana e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personave të lartpërmendur me doza lënde narkotike, Heroinë, Kokainë, e gatshme për ta hedhur në treg .

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Një automjet, një motor ,
6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike ” të kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve të arrestuar B. N., M. F., M. B., E. B. dhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit M. F./l.m

Next Post
Negociatat/ Ministri austriak: Sinjal i keq nëse do t’u kthenim shpinën Shqipërisë e Maqedonisë

Negociatat/ Ministri austriak: Sinjal i keq nëse do t'u kthenim shpinën Shqipërisë e Maqedonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
“Tatimorët bëjnë ‘të fortin’ me të dobëtin”, Braçe denoncon në Kuvend: Gjobë 8.2 milionë lekë për 15 kg gjizë

Përjashtohet nga seanca Balliu dhe Noka! Reagon Braçe: Më në fund e morën pushtetin

December 18, 2025
Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

December 18, 2025
LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Endri Shabani ‘puth’ opozitën

December 18, 2025
FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

December 18, 2025
VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

December 18, 2025
Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

December 18, 2025
“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

December 18, 2025
“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In