Një polic i burgut të Drenovës në Korçë është arrestuar, pasi tentoi të fusë drogë në qelitë e të burgosurve.
Mësohet se gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut , efektivit Hakil Zere iu gjet e fshehur ne këpucë, brenda çorapeve 2 qese me kanabis dhe në pjesën intime të trupit 2 qese te tjera, njëra prej të cilave me heroinë.
Operacioni u zhvillua nga shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje në bashkëpunim me burgun e Drenovës.
Sipas burimeve policit të burgjeve Hakil Zere i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit të banesës nga ana e policisë së shtetit
Sipas burimeve nga prokuroria polici është arrestuar me 21 prill me akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit.
/a.r