Dy zyrtarë të burgjeve kanë rënë në pranga. Mësohet se të arrestuarit janë Gani Shehu, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Peqin dhe Lulzim Kaziu me detyrë kartelist në sektorin ligjor në IEVP Peqin.
Prangosja e dy zyrtarëve është bërë nga Shërbimi i Brendshëm dhe Kontrollit të Burgjeve, pasi ata akuzohen se kanë falsifikuar kartelat e ditëve të punësimit për të dënuarit, të cilat në fund fitonin ulje të dënimit.
Burime për mediat bëjnë me dije se hetimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.
/a.r