Dy persona nga Durrësi janë arrestuar nga policia e Sarandës.
Mbi ta rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa policia i ka identifikuar vetëm me inicialet, G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banim në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të Sarandës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani.
Ky i fundit ndodhej prej ditësh me pushime në bregdetin e Sarandës. /l.m